E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tuneli i Elbasanit terheq gjigantet

Rruga Tirane-Elbasan projekti qe kushton rreth 110 milione euro po terheq vemendjen e kompanive gjigante te ndertimit te cilat prej kohesh kane shprehur interes edhe te Kryeministri Sali Berisha.

Burime zyrtare nga Ministria e Puneve Publike dhe Transporteve tregojne per Shqip se projekti konsiderohet i sigurt per kompanite e ndertimit per rrjedhoje te gjithe duan te jene fitues te tenderit shpallja e te cilit pritet te behet ne ditet e ardhshme.

Duke u nisur nga afatet kohore referuar ligjit te prokurimit ministria thote se tenderi per hapjen e ofertave parashikohet te kryhet ne fund te muajit janar pasi kerkohen 45 dite pergatitje dokumentesh.

Kompanite e interesuara per ndertimin e rruges rreth 31 kilometra jane teper te njohura per publikun shqiptar.

Ato jane perfshire edhe ne projekte te tjera ndersa prej kohesh ndjekin nga afer zhvillimet ne sektorin e puneve publike.

Te paret qe u interesuan per ndertimin e rruges Tiranes-Elbasan jane austriaket e Strabag te cilet ne takimin e zhvilluar me Kryeministrin Berisha ne mars te ketij viti shfaqen ambicien per tu perfshire ne disa projekte ku bente pjese edhe tuneli i Kerrabes.

Sipas Ministrise se Transporteve dhe Puneve Publike shpallja e tenderit pritet te zhvillohet brenda nje kohe te shkurter ndersa interesimi i firmave ndertuese eshte teper i larte duke permendur amerikanet e Bechtel dhe kompanine tjeter austriake Alpine.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›