E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE e lodhur nga zgjerimi

Lodhje nga zgjerimi apo anetaresimi me Ballkanin Kjo ceshtje u shqyrtua ne samitin e organizuar enkas nga Miqte e Europes me perfaqesues te rajonit dhe institucioneve europiane ne Bruksel.

Per Komisionerin e Zgjerimit Stefan Fule behet fjale per lodhje anetaresimi dhe jo ndaj politikes se zgjerimit. Eurodeputetja Doris Pack vleresoi te kunderten por diskutuesit rane dakort se nevojitej pune nga vete politikanet e rajonit per te kapercyer kete pengese ne menyre qe vendet e Ballkanit te vendoseshin ne krye te axhendes europiane ne respekt te angazhimit te deklaruar nga BE ne Samitin e Selanikut.

Per Shqiperine vecohet zgjidhja e ngercit politik dhe permbushja e 12 kushteve qe listoi Komisioni me 9 nentor ne menyre qe vendi te kaloje ne nje faze tjeter te integrimit europian.

Ju keni Shqiperine e Malin e Zi. Pavaresisht prioriteteve kyce te listuara nga Komisioni qe ata duhet te permbushin perpara se te nisin bisedimet per anetaresim me vendet aetare dhe ekziston mundesia qe keto te permbushen qe vitin e ardhshem dhe rekomandimi i Komisionit do te jete atehere qe tani erdhi koha deklaroi komisioneri per Zgjerimin Stefan Fule.

Po shoh qe shiptaret jane ulur ketu. Ata kane nje problem shume te madh e per fat te keq ne nuk mund tju ndihmojme ju. Ne beme cmundem por nese kjo ceshtje nuk zgjidhet brenda vendithellip Ju humbet statusin kandidat per shkak te ketij ngerci politik Mali i Zi nuk e humbi sepse nuk e kishte nje problem te tille u shpreh eurodeputetja gjermane Doris Pak.

Per Kosoven kryeministri Serb Cvetkovic u deklarua pro nisjes se dialogut por nuk e permendi ate ndersa listonte vendet e tjera te Ballkanit kur behej fjale per bashkepunim rajonal

Bashkepunimi mes Serbise e Kosoves eshte jetesor. Na lejoni qe te jemi te qarte kjo situate bllokon bashkepunimin e nevojshem nderrajonal askush nuk perfiton dhe varferon jeten e perditeshme te qytetareve deklaroi komisioneri Fule.

Ndihem keq. Neser nisem per Kosove per te monitoruar zgjedhjet. Ne 2010 te sillesh njesoj si ne 2009 nuk eshte aspak optimiste edhe ne kuader te dialogut qe ju zoti kryeminister thoni se doni ta nisni e jam e lumtur qe e thoni por duhet te shikoni realitetin e ta zgjidhni kete pike tha Doris Pak.

Si zakonisht kur flitet per Ballkanin edhe ne kete takim u permend per luften ndaj trafiqeve droges krimit te organizuar e korrupsionit.

Per celjen e bisedimeve per anetaresimin e e Maqedonise eurodeputetet e pranishem vleresuan si te turpshme bllokimin deri ne zgjidhjen e ceshtjes se emrit nga Greqia.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›