Shkoder rikthehet moti i keq

Ndersa qytetaret e Shkodres dhe Ultesires se permbytur po matnin centimetrat e terheqjes se ujit nga trotuaret apo banesat Shkodra eshte perfshire te enjten ne mbremje nga nje mot tejet i keq dhe uji ka nisur serish te pushtoje zonat qe kishte cliruar dy ditet e fundit.
Si pasoje e reshjeve jane rritur edhe shkarkimet nga hidrocentrali i Vaut te Dejes. Por duket se nje ndikim te madh ne kete situate ka patur edhe hapja e kater portave te shkarkimit te Liqenit te Ohrit.
Vec reshjeve qe sipas parashikimeve do te intesifikohen autoritetet maqedonase urdheruan dje hapjen e kater portave ne liqenin e Ohrit aty ku fillon edhe rrjedha e lumit Drin.
Deri dy dite me pare ne uren e Struges qe luan edhe rolin e diges se burimit te Drinit ishte hapur vetem nje porte duke bere qe sasia e ujit qe derdhet nga liqeni i Ohrit te katerfishohet.
Autoritet ne Maqedoni kane pohuar se nuk mund te toleronin me tej rritjen e nivelit te liqenit i cili po kercenonte zonat e banuara qe ndodhen ne brigjet e tij.
Keto shkarkime dhe reshjet e nisura rishtas duket se kane ndikuar se bashku ne perkeqesimin e situates.