Energjia zgjerohet harta gjermane

Mesohet se tri dite me pare ambasada e Republikes Federale te Gjermanise ne Tirane ka njoftuar Ministrine e Puneve te Jashtme te Republikes se Shqiperise se qeveria federale nisur nga deshira e qeverise shqiptare eshte e gatshme te vere ne dispozicion permes Bankes per Zhvillim KfW nje kredi te bute ne vleren 30 milione euro per ndertimin e nje linje transmetimi te tensionit te larte 400 kV ShqiperindashMaqedoni ne kuader te Bashkepunimit per Zhvillim mes Gjermanise dhe Shqiperise.
Kjo linje transmetimi 400 kV perfaqeson linjen e pare te tensionit te larte mes Shqiperise dhe ish-Republikes Jugosllave te Maqedonise dhe mundeson keshtu nje shkembim te drejtperdrejte te energjise elektrike.
Projekti permireson lidhjen e Shqiperise me rrjetin rajonal te energjise. Qe prej vitit 1988 per sektorin energjetik Gjermania ka vene ne dispozicion 230 milione euro.