E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tuneli i Kerrabes drejt fundit, me standardet me te larta te BE

Rozeta Rapushi

Kryeministri Sali Berisha, ftoi dje gjate inspektimit te Tunelit te Kerrabes, kreun socialist Edi Rama, qe t’u kerkoje falje qytetareve te Elbasanit, se pse nuk votoi buxhetin per ndertimin e tunelit. Duke e cilesuar ndertimin e autostrades Tirane-Elbasan si nje enderr shekullore, e qytetareve te Elbasanit dhe Tiranes, qe eshte bere realitet, kreu i qeverise tha Rama beri gabim fatal duke mos lejuar opoziten te votoje. “E ftoj zotin Rama, te vije ne kete vend ku po flas une, dhe t’u kerkoje te falur qytetareve te Elbasanit. T’u kerkoje te falur, sepse e mbajti parlamenti deri ne ora 5 te mengjesit, ne menyre qe te bllokonte”, - tha kreu i qeverise. Sipas tij, shume veta e kerkuan te mos e beje nje gje te tille, pasi ishte edhe interesi i zgjedhesve te tij ne Kolonje, deri ne Leskovik, ne Gramsh ne Librazhd, ne Berat, por serish ai beri gabimin fatal, duke mos e votuar buxhetin per ndertimin e autostrades. “Ate nate predominoi, inati, smira dhe zilia tek kundershtaret tane dhe jo shpirti konstruktiv i bashkepunimi dhe kenaqesia, qe do te ndienin per berjen realitet te nje endrre te bukur te me shume se 1.2 milione shqiptareve. Megjithate ardhja e tij ketu dhe kerkesa e nje ndjese, mendoj une, do te ishte akti me qytetar. Sot sic e shihni ky tunel ka perfunduar”, - vleresoi Berisha. Tuneli i Kerrabes eshte i kalueshem plotesisht ne te dyja anet, ne rafinaturat e tij perfundimtare. Sipas kryeinxhinierit, ai ploteson standardet me te larta evropiane te sigurise, te pershtatshmerise, te ndricimit dhe te te gjitha te tjerave. “Jam jashtezakonisht i gezuar me perfundimin e ketij tuneli, de facto ky shenon pothuaj edhe perfundimin e rruges. Se shpejti ne nje hark kohor pak mujor, Tirana dhe Elbasani do te jene qytetet me te aferta njeri me tjetrin ne Shqiperi, do te jene sic jane ne shpirt te lidhur tiranasit me elbasanasit, do te jene dhe qytetet e tyre te mrekullueshme”, - premtoi Berisha. Sipas kryeministrit, Shqiperia ne kete menyre behet vendi i pare, qe nderton segmentin me te veshtire ne territorin e saj, te korridorit 8. “Pata kenaqesine e madhe se kryeinxhinieri i kompanise, tek po ecnim se bashku ne tunel me thote se, ky tunel eshte dhe kryevepra e kompanise sime AKTOR, eshte tuneli me i bukur, qe kemi ndertuar ndonjehere, ne te gjithe ndertimet e medha, qe kemi bere ne Greqi dhe ne mbare boten dhe une u shpreh atyre falenderimin dhe mirenjohjen me te madhe”, - vijoi ai.

PUNIMET

I pyetur nese autostrada Tirane-Elbasan, do te mbaroje ne fillim te qershorit, kryeministri Sali Berisha, tha se ka besim te madh tek Kompania AKTOR dhe kompania e Kuvajtit, per nje gje te tille.

FTESA

Kryeministri Sali Berisha, ftoi dje kundershtarin e tij Edi Rama, qe nga Tuneli i Kerrabes, te vije e t’u kerkoje falje shqiptareve, se pse nuk lejoi socialistet te votojne per ndertimin e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›