Ne pesevjetorin e Pavaresise se Kosoves Nga Prof. Dr. Edmond Panarit
Minister i Puneve te Jashtme te Shqiperise
Pese vjet me pare, me 17 shkurt 2008, ligjvenesit e Kosoves do te kryenin nje akt historik me nje rendesi te madhe jetike per fatet e ketij vendi; nenshkruan dhe miratuan solemnisht Deklaraten e Pavaresise. Kjo date shenon padyshim nje nga ditet me me vlere ne historine e ketij shteti e cila tashme eshte e ngulitur thelle dhe forte me mendjen dhe zemren e gjithsecilit.
Shpallja e Pavaresise ishte nje akt qe vinte si kurorezim i perpjekjes titanike te nje populli te martirizuar nga diktatura e Sllobodan Miloshevicit. Cdo shqiptar i ka ende te pashlyera ne kujtese vuajtjet, sakrificat, terrorin qe provuan vellezerit e motrat kosovare ne ato dite te renda ne jeten e tyre ne vitin 1999 ku makineria diktatoriale serbe u vu fuqishem ne levizje dhe me egersine me te madhe u derdh mbi jeten e popullit te Kosoves. Cdo shqiptar e ka te regjistruar ne kujtesen e tij hapjen e portave te zemres dhe shpirtit per vellezerit e tyre ne diten e eksodit te madh drejt vendit tone. Ata kane te ruajtur thelle ato dite te luftimeve te qershorit te po ketij viti ku qielli shqiptar do te uturinte nga mjetet luftarake ajrore te NATO-s, si dhe vershimin e te gjitha mjeteve tokesore ne rruget e vendit tone drejt Kosoves se perfshire ne flaket e lutes per liri. Ne saje te mbeshtetjes se SHBA-se, presidentit Bill Klinton dhe nderhyrjes energjike te NATO-s ne mbrojtje te jetes se shqiptareve te Kosoves, u arrit te kryhej kapitullimi i ofensives shkaterrimtare i ndermarre nga gjakesori i fundit i Ballkanit Sllobodan Miloshevici. Shpallja e pavaresise se Kosoves shenonte jo vetem nje hap historik ne jeten e ketij vendi, por mbi te gjitha do te shenonte fillesen e rruges se ndertimit dhe konsolidimit te nje demokracie te deshiruar nga te gjithe atje.
Shpallja e Pavaresise se Kosoves njohu mbeshtetjen maksimale nga fuqite e medha te kryesuara nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes, te pasura nga Britania, Gjermani, Franca e shtete te tjera evropiane. Kosova do te fillonte qe ne castet e para te jetes se saj si shtet me vete te njihte mbeshtetjen nderkombetare, duke qene ne fakt mbeshtetje per nje popull qe me gjak kishte vulosur vazhdimesine e ekzistences se tij.
Por kjo pavaresi nuk do te pranohej nga Serbia dhe shtete te tjera aleate te saj, duke bere qe te kerkohej dhe vendimmarrja e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise me qender ne Hage qe perfaqeson gjykaten e nivelit me te larte te Kombeve te Bashkuara. Kjo Gjykate zyrtarisht do te pranonte se shpallja e Pavaresise se Kosoves nuk e ka shkelur te drejten nderkombetare.
Ne vitet e jetes se tij, shteti i Kosoves u shnderrua ne nje faktor paqeje dhe stabiliteti ne rajon dhe me shume se kaq, si dhe ka krijuar nje klime paqesore me ndikim pozitiv ne marredheniet nderetnike. Ajo deshmon se eshte per nje ecje drejt integrimit euroatlantik te vendit, krijimin e kushteve sa me te pershtatshme per bashkejetesen e cdo perkatesie fetare dhe etnike dhe arritjen e standardeve sa me ta larta te punesimit, zhvillimit ekonomik dhe social per cdo banore te saj.
Eshte kenaqesi e vecante qe ne kete pese vjetor te shpalljes se Pavaresise se Kosoves shqiptaret jane me shume afer njeri-tjetrit. Rruga e Kombit eshte nje arterie qe pershkruhet masivisht nga shqiptaret ne te dy krahet e kufijve, femijet tane mesojne me te njejten abetare, me dhjetera marreveshje jane nenshkruar mes dy vendeve tona, per te arritur se fundi ne propozimin per perdorimin e valeve televizive, te telefonise e shkuar drejt krijimit te nje Lige Kombetare te Futbollit.
Pergjate ketyre viteve Shqiperia i ka kushtuar nje rendesi te vecante dhe e ka shnderruar ne prioritet forcimin e bashkepunimit me shtetin e Kosoves permes zhvillimit te dialogut politik dhe teknik ne te gjithe fushat, si dhe mbeshtetjen maksimale ne organizmat rajonale dhe nderkombetare. Keto synime dhe qellime te aktivitetit te saj diplomatik tashme kane njohur rezultate konkrete. Kosova ishte ne fokusin e prioriteteve te Presidences shqiptare te Komitetit te Ministrave te Keshillit te Evropes. Per Shqiperine merrte peshe perfshirja e Keshillit te Evropes ne Kosove, i cili permes mekanizmave te tij ndikon fuqimisht ne drejtim te promovimit te demokracise, te te drejtave te njeriut dhe shtetit ligjor, me nje synim te dukshem per t’u ofruar te gjithe qytetareve qe jetojne aty nje perspektive te qarte evropiane. Shqiperia ne pozicionin e saj kerkoi nje anetaresim sa me te shpejte te Kosoves ne KiE, si nje mundesi per nje perqafim te te gjitha vlerave evropiane ne konsolidimin e ketij shteti te ri, ne drejtim te legjislacionit, te gjithe korpusit legjislativ te Kosoves ne perputhje te plote me standardet evropiane, adaptimin ne legjislacionin e saj te te gjitha Konventave te Keshillit te Evropes, sidomos ato qe kane te bejne me institucionet demokratike, minoritetet dhe bashkejetesen.
Me ndermjetesimin e Presidences shqiptare u realizua takimi mes kryeministrit te Kosoves Hashim Thaci, dhe Sekretarit te Pergjithshem te Keshillit te Evropes, z. Thorbjorn Jagland, gjate zhvillimit te punimeve te Asamblese se OKB-se ne Nju Jork ne shtator te vitit te kaluar.
Pak dite me pare me miratimin nga Asambleja Parlamentare e Keshillit te Evropes i Rezolutes per Kosoven, u shenua nje hap i rendesishem ne rrugen e anetaresimit te Kosoves ne kete organizate. Per here te pare pas shpalljes se pavaresise, Keshilli i Evropes fton ne takim ne menyre te drejtperdrejt Republiken e Kosoves pa patur nevoje per ndermjetesues ne keto bisedime. Pas asnje ngurrim mund te pohojme se sot Kosova eshte akoma me prane tij, Kosova eshte futur ne rrugen e tij, per te permbyllur ne nje realitet sa me te afert objektivin madhor, ate te anetaresimit ne Keshillin e Evropes.
Nga njeri viti i pavaresise se Kosoves ne tjetrin, tregohet qartazi vullneti dhe angazhimi i saj per forcimin e pavaresise, sovranitetit dhe patjetersueshmerine e kufijve territorial. Ngritja dhe funksionimi i institucioneve demokratike me llojshmeri etnike eshte nje deshmi e qarte se Kosova eshte kunder reminishencave te se kaluares dhe punon fuqishem per ndertimin e se ardhmes evropiane per cdo qytetar te saj.
Marredheniet e shkelqyera mes Shqiperise dhe Kosoves jane shnderruar ne model te bashkepunimit rajonal. Ne bashkepunim me diplomacine kosovare dhe partneret tane, eshte lobuar fuqishem per njohjen nderkombetare te Kosoves, e cila u konkretizua me 13 njohje te reja gjate vitit te kaluar.
Ne kuader te ketyre njohjeve, vendi yne ka iniciuar rezoluta qe bejne thirrje per njohjen e Kosoves prej vendeve te Organizates se Bashkepunimit Islamik, si organizata e dyte me e madhe nderkombetare pas Kombeve te Bashkuara, me 57 shtete anetare, te shperndara ne kater kontinente. Se fundi ne deklaraten e saj Organizata iu ben thirrje shteteve anetare te saj, te cilat ende nuk e kane njohur Kosoven, qe te marrin vendim per njohjen e shtetit te pavarur dhe sovran te Kosoves.
Mireorganizimi i aktivitetit lobues shqiptar gjate gjithe ketyre viteve ka dhene rezultate pozitive ne drejtim te pjesemarrjes dhe anetaresimit te Kosoves ne mekanizmat rajonale, ku mund te permendim anetaresimin e Kosoves ne BERZH/EBRD. Shqiperia ka mbeshtetur vazhdimin e dialogut Prishtine-Beograd, me ndermjetesimin e BE-se dhe vemendjen e pandare te SHBA-ve, dhe inkurajon zbatimin e te gjitha marreveshjeve te arritura deri tani e te tjerave qe do te vijojne mes dy vendeve. Nga ana tjeter, ne kemi mbeshtetur fuqimisht ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial te Kosoves dhe kundershtuar te gjitha praktikat apo planet qe kane rene ndesh me ushtrimin normal te ketij sovraniteti.
Kosova feston pese vjetorin e shpalljes se Pavaresise se saj, dite qe na ben te ndihemi krenar, si pjese te nje gjaku, per kontributin tone te vazhdueshem dhe ne rritje, ne drejtim te forcimit te saj si shtet dhe shoqeri evropiane. Sigurisht rruga e konsolidimit te shtetit demokratik eshte e gjate, me sfida, perkushtime dhe pune te cdoditshme. Ne kete ecje Shqiperia eshte perkrah Kosoves me iniciativa dhe mbeshtetje te cfaredollojshme, pozicion qe asnjehere nuk ka per te ndryshuar, perkundrazi do te forcohet dhe rritet akoma me tej. Te dy vendet synojne te qenit faktor paqeje, harmonie dhe stabiliteti ne rajonin tone, por edhe ne arenen nderkombetare. Ky pese vjetor i shpalljes se pavaresise e gjen Kosoven me arritje te larta, te vleresuar dhe te mbeshtetur nga faktori nderkombetar. Jam i bindur qe ne pervjetoret e ardhshem Kosova do te jete edhe me e fuqishme politikisht, ekonomikisht dhe me nje shoqeri te demokratizuar akoma me tej.