Dogjani: Nuk lejon Ramen te beje pazare ne Kukes
Pas ceshtjes se delegimit te deputetit Asllan Dogjani, Partia Socialiste e Kukesit eshte perfshire ne debate te ashpra per drejtuesit e saj lokal. Rreth 250 anetare te kesaj partie ne Kukes, i kane derguar nje leter kreut te PS-se, Edi Rama, ku kundershtojne emerimin e kreut te ri te partise. Me pare ne kete post ishte Ylber Duraku, i cili eshte shkarkuar dhe ne vend te tij, eshte caktuar Skender Ahmeti. Deputeti Asllan Dogjani u shpreh dje per mediat, se nje vendim i tille bie ndesh me statutin e partise, por edhe me parimet e demokracise se brendshme. “Ne i kemi bere nje leter te firmosur nga mbi 250 anetare te PS, ku i kerkojme kryetarit te partise te respektohet struktura, te merret opinioni i tyre dhe kush synon te dale kryetar i PS ne Kukes, te dale nepermjet votes”, tha dje Dogjani. Ai shton se PS-ja e Kukesit ka qene gjithmone ne mbeshtetje te kauzave te selise roze. “Sa here jane kerkuar ne protesta e demonstrata, socialistet e Kukesit kane te gatshem, ndersa kur vendoset per kryetarin e partise atyre nuk iu merret mendimi”, u shpreh Dogjani. Deputeti i PS-se ka denoncuar dhe kercenimet qe u jane bere socialisteve te Kukesit, pas nenshkrimit te letres. Ai eshte shprehur se qendrime te tilla, nuk jane te pranueshme per Partine Socialiste. “Ne kohen qe cuam kete leter, kryetari i PS-se i ka marre ne telefon keta persona, qe kane firmosur dhe i ka kercenuar. Ky vendim duhet te rishikohet. Ne nuk kemi nevoje me per diktator, ata i kemi hequr. Nuk pranoj qe ne Kukes te behen pazare”, tha dje per mediat, Dogjani. Vec ceshtjeve qe lidhen me PS-ne e Kukesit, Asllan Dogjani ka derguar dy dite me pare dhe nje leter per kreun e Partise Socialiste Edi Rama dhe Kryesine e PS-se. Dogjani shpreh rezervat per largimin e tij nga Kukesi dhe delegimin ne Kamez si perfaqesues i PS-se. Dogjani ka argumentuar ne letren e tij, se rezultati i PS-se ne qarkun e Kukesit nuk lidhej me emrin e tij, por me mungesen e investimeve dhe punen e dobet te PS-se, pergjate viteve. “Ne vitin 2009, Partia Socialiste si koalicion ka marre 13.692 vota, ose 31.31%, ndersa PD si koalicion 28.425 vota, ose 65%. Une e di qe ky rezultat eshte shume i dobet, por shkaqet kane qene objektive, te cilat nuk kishin lidhje me personin tim, shkaqe qe nuk u krijuan per nje dite apo ne kohen qe kandidova une. Po prej shume vitesh. Po permend disa prej tyre; -Ndertimi i Rruges Kukes-Milot ka pasur nje ndikim te jashtezakonshem, por dhe investimet e tjera, si ndertimi i shumices se rrugeve qe lidhin qendrat e komunave me qytetin, por edhe rruget e fshatrave. Na pelqen ta degjojme kete fakt ose jo, por ky ishte faktor shume i rendesishem!”, eshte shprehur Dogjani ne letren e tij per kreun e PS-se.
TAKIMI
Perfaqesues te Partise Socialiste, kane njoftuar mbajtjen e nje takimi me deputetin Asllan Dogjani ne qytetin e Kukesit. Takimi do te zhvillohet ne Pallatin e Kultures, “Hasan Prishtina” dhe pritet te marrin pjese mjaft simpatizante dhe perfaqesues te Partise Socialiste ne kete qytet.
Debatet per kreun e PS ne Kukes, Malaj: Te respektohet statusi
Deputeti dhe anetari i Kryesise se Partise Socialiste ka kerkuar respektimin e statusit te selise roze per zgjedhjen e strukturave te selise roze. Ne nje reagim ne Facebook, Malaj shprehet se ne prag te procesit zgjedhor, vetem bashkimi i vlerave dhe respektimi i statutit mund te sjelle fitoren e PS-se. “Si anetar i PS-se dhe deputet i saj, vleresoj shqetesimin e ngritur nga socialistet e Kukesit. Maksimizimi i energjive te socialisteve dhe mbeshtetesve tane kerkon respektimin e parimeve dhe vlerave me te mira njerezore qe jane shume te vlefshme ne ndertimin, inspirimin dhe perkushtimin e ekipeve te fitoreve”, shprehet Malaj. Deputeti i PS-se shprehet se caktimi i kreut te PS-se se Kukesit duhet te behej ne menyre demokratike dhe te caktohej pa u zvarritur nga Kryesia. “Perzgjedhja e kryetareve te organizatave u be vetem me votim dhe kandidatura alternative. Caktimi i dates se votimit per kryetarin e PS-se se qytetit te Kukesit dhe kandidaturave konkurruese (bazuar ne propozimet e organizatave), duhet te caktohej pa u zvarritur nga Kryesia e PS”, shprehet deputeti Malaj.