Bode: Parate e privatizimeve, do shlyejne borxhet e biznesit Eglantina Nasi
Me te gjitha parate qe parashikohet te arketohen ne buxhetin e shtetit nga proceset e privatizimit, qeveria do te shlyeje te gjitha detyrimet e prapambetura ndaj biznesit per punet publike te kryera prej tij. Nje plan i tille financiar, i cili eshte shpallur edhe si objektiv i qeverise ne programimin e saj buxhetor, duket se eshte mbeshtetur edhe nga institucionet nderkombetare, qe monitorojne ecurine e treguesve te saj, Banka Boterore dhe Fondi Monetar Nderkombetar. Dhe kjo u konfirmua dje per mediat, nga vete kreu i Financave shqiptare, Ridvan Bode, pas nje takimi qe ai ka zhvilluar me krye ekonomistin e BB-se, Indermit Gill; kreun e Misionit te FMN-se ne Shqiperi, Nadeem Ilahi; ne prani edhe te Guvernatorit te Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani. “Diskutuam disa ceshtje qe kane te bejne me pagimin e menjehershem te detyrimeve te prapambetura ndaj biznesit, qe lidhen me te ardhurat nga privatizimi, te cilat do te destinohen teresisht per shlyerjen e ketyre detyrimeve”, beri me dije Bode. Duke shtuar se keshtu ka qene deklaruar ne fakt edhe nga qeveria, e se ky ka qene objektiv i saj. “Kjo u konfirmua edhe sot me drejtuesit e dy institucioneve te huaja. Ne diskutimin me ta, u vu ne dukje se ka qene programim i buxhetit, qe te gjitha keto te ardhurat nga privatizimet do te pershpejtojne likuidimet e puneve publike”, shtoi me tej Bode. Nga ana tjeter, ai ka bere me dije gjithashtu se me perfaqesuesit e Bankes Boterore dhe Fondit Monetar Nderkombetar, ka diskutuar edhe mbi elementet afatshkurter qe kane te bejne me sigurine e biznesit dhe ne teresi per ekonomine shqiptare. “Po dhe per nje pakete reformash strukturore qe eshte duke aplikuar qeveria, e mbeshtetur nga paneli i diskutanteve dhe nje menaxhim eficent, qe eshte zbatuar deri me sot. Dhe me mundesite e vendosjes se nje rregulli fiskal ne periudhen afatmesme dhe afatgjate, i cili do te krijonte kushtet per nje stabilitet dhe qendrueshmeri me te madhe ekonomise shqiptare, sidomos ne kuadrin makro-ekonomik te saj”, tha mes te tjerash kreu i Financave shqiptare. Kujtojme ketu, se dy dite me pare, ka qene vete Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani, gjate nje interviste te tij, e ka mbeshtetur kerkesen e biznesit per shlyerjen e detyrimeve te prapambetura nga qeveria. Duke e konsideruar ate si nje injeksion direkt ne ekonomi, duke dhene si efekt kryesor rigjallerimin e saj. Nderkaq, shifra e perafert e detyrimeve te prapambetura ndaj biznesit, mendohet te jete rreth 200 milione euro. Kurse sa u perket privatizimeve strategjike, vetem nga kater hidrocentralet Bistrica 1 dhe 2, e Ules e Shkopet, qeveria mund te perfitoje rreth 110 milione euro.