E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Nano s’më ka kërkuar takim, Kushtetuta i jep zhdërvjelltësi procesit dhe parandalon krizën

22-04-2012 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha komenton debatet për zgjedhjen e presidentit, ndërsa insistimit të gazetarëve i përgjigjet se ai kurrë s’do kandidojë për këtë post, përsa kohë ka një program qeverisës dhe një projekt për zhvillimin dhe integrimin e vendit


Kryeministri: Pasioni im është qytetari me problemet e tij


Kryeministri Sali Berisha u shpreh sot gjatë një deklarate për mediat se s’ka patur asnjë komunikim me ish kryeministrin socialist, Fatos Nano lidhur me ambicien vetëshpallur nga ky i fundit, për të kandiduar për postin e Presidentit. Duke vizituar ekspozitën e Ibrahim Kodrës, Berisha i është përgjigjur interesimit të mediave, në lidhje me deklaratën e Nanos në një emision televiziv, për kandidimin e tij si Kryetar i Shtetit. “Ish-kryeministri Nano nuk ka kërkuar ndonjë takim me mua, të paktën në dijeni time. Natyrisht janë të njohura deklaratat e tij, por ish-kryeministri e ka derën të hapur në çdo rast që ai kërkon të takohet me kryeministrin” – u shpreh Berisha. I pyetur nga mediat në lidhje me emrat e propozuar nga PD-ja si kandidatë për president dhe nisur nga inisistimi i gazetarëve se a mund të jetë kryeministri Berisha një kandidat, përgjigja e tij ishte e prerë, duke e përjashtuar veten nga kjo garë. “Atë që që mund t’ju them është vetëm kjo se Sali Berisha nuk do të jetë sepse kam një vendim përfundimtar. Në 2009 kam dalë si kyeministër me një program që do ta zbatojë deri ditën e fundit të mandatit 4-vjeçar dhe nuk mund ta imagjinoj veten që të shmanget qoftë edhe 1 sekond nga fushëbeteja. Pra e kam theksuar se nuk besoj që qytetetarët do të donin të konstatonin që Sali Berisha është shumë i dhënë pas karrigeve dhe shfytëzon momentet për të kaluar nga njëra tek tjetra. Pasioni im është qytetari me problemet e tij”- tha kryeministri. Megjithë insistimin e mediave për të dhënë disa nga emrat të cilët do të jenë kandidate, kryeministri theksoi se asnjë emër nuk është konfirmuar por edhe as përjashtuar si kandidatë.  “Ju garantoj që asnjë emër nuk është në mendjen time nuk ekziston asnjë i konfrmaur dhe as i përjshtuar nga emrat që qarkullojnë. Kam thënë se do të jerë një personalitet nga Partia Demokratike dhe PD-ja ka plotë personalitete.  Kush do të jetë? Kjo është një çështje jo vetëm e imja por e forumeve, e aleatëve. Nuk përjashtoj nga konsultimet edhe opozitën. Procesi i zgjedhjes do të jetë një proces thellësisht kushtetues, natyrisht një proces i hapur dhe pa prapaskena. E kemi zhdërvjelltësuar Kushtetutën ne. E hoqëm tani atë nenin e krizës dhe e kemi bërë shumë të zhdërvjellët”- ka theksuar më tej Berisha.  I pyetur në lidhje me tyrezën e partive të vogla për reformën zgjedhore, kryeministri Berisha theksoi se PD-ja do të dërgojë përfaqësuesin e saj në këtë tryezë. “Ne do të dërgojmë përfaqësuesin tone në këtë tryezë dhe ne do të dëgjojmë shqetësimet etyre. Ne kemi qënë një forcë politike joarrogante prandaj do të dëgjojmë me vëmendje aleatët tanë”- shtoi Berisha. Kryeministri Berisha i është përgjigjur edhe akuzave  Partia Socialiste se mazhoranca po përpiqet të nxjerrë Gjykatën Kushtetuese jashtë funksionit. “Sa herë kjo parti rekruton për deputetë të ardhshëm ndonjë punonjës, prokuror apo gjykatë, na bën deklarata të tilla. Unë ju siguroj se Kushtetuta, vendimet e Gjykatës Kushtetuese që kanë vlerën e normave kushtetuese në ligjin shqiptar, do zbatohen me rreptësinë më të madhe. Për sa u përket shqetësimeve, forca politike është e lirë të adaptojë, por unë mendoj se presione ndaj sistemit gjyqësor nuk duhet të bëhen”- tha ndër të tjera, kryeministri Sali Berisha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›