E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu: Presidenti, e vlerësoj kandidaturën e Nanos, por ka edhe alternativa të tjera

22-04-2012 / Gazeta 55

Pak ditë pas vetëofrimit për postin e presidentit, ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu ka komentuar figurën e Fatos Nanos për këtë post. Arvizu është shprehur se ish kryeministri socialist Nano është një nga kandidaturat që duhet të merret në shqyrtim, ndërsa ka shtuar se Shqipëria ka nevojë për një ambasador që shërben me nder. E rëndësishme sipas ambasadorit të SHBA është të zgjidhet presidenti i duhur.
“Kam ndjekur me vëmendje deklaratat e Fatos Nanos. Ai ka shumë kualifikime. Ai ka shprehur interes për këtë dhe nëse dikush shpreh interes kjo e vendos atë në një nivel më të lartë se të tjerët. Është herët të flitet për këtë proces por ka shumë qytetarë të mirë që mund ti shërbejnë këtij vendi. Duhet të gjendet njeriu i duhur dhe kjo është sfida më e madhe për këtë vend” theksoi Arvizu.
Ndërkohë dy ditë më parë kryeministri Berisha i pyetur në lidhje me kandidimin e Fatos Nanos si kandidat për president ka theksuar se mazhoranca do të propozojë kandidaturën e vet.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›