E Diel, 1 Nëntor 2026

Tuneli sekret që bllokoi pë r 7 javë punimet në sheshin “Skë nderbej”

/* */

Por, teksa me dhjetera here pershkojme qendren, nuk na ka shkuar mendja se inxhiniereve e teknikeve qe po merren me zbatimin e projektit do t’u duheshin 7 jave per te zbuluar tunelin sekret mes Ministrise se Transporteve dhe asaj te Mbrojtjes. Legjendat per tunelet e nendheshme te trasheguara nga diktatura duket se jane lene ne harrese keto vite. Por, pikerisht nje prej tyre hapi jo pak probleme ne zbatimin e projektit per rehabilitimin e sheshit aq te shumeperfolur keto kohe. Ne intervisten e tij per gazeten “Panorama”, drejtori i Drejtorise se Menaxhimit te Projekteve ne Bashkine e Tiranes, Mihail Cico, sqaron te gjitha detajet.  
U bene muaj tashme qe fadromat kane rrethuar sheshin “Skenderbej”, mund te na thoni çfare eshte parashikuar te behet ne kontraten qe ju keni per kete projekt?
Projektin e sheshit, jo vetem ne vartesi te financimeve, por edhe per tipologjine e punimeve qe do te kryhen, e kemi ndare ne 3 faza. Faza e pare perfshin punimet nentokesore te rrjeteve inxhinierike te reja apo spostimin e rrjeteve ekzistuese. Nderkohe, faza e dyte ka per qellim ndertimin e platformave dhe bazamenteve, pra behet fjale per shtresat e nevojshme te betonit qe do te hidhen. Faza e trete perfshin arredimin, ku bejne pjese shatervanet, zbukurimet dhe gjithçka qe ka te beje me aspektin estetik te sheshit. Faza e pare mbaron me ndertimin e rrjetit inxhinierik. Tre do te jene hallkat kryesore te punimeve ne kete faze.
Cilat jane keto hallka dhe deri ne çfare niveli jane realizuar punimet deri tani?
Ështe parashikuar ndertimi i galerise nentokesore lindje-perendim dhe i galerise nentokesore veri-jug. Po keshtu, parashikohet  edhe ndertimi i nje dhome teknike ne krah te monumentit te Skenderbeut. Do te jete nje ndertese 3 kateshe nen toke. Pjese e punimeve eshte ndertimi i murit mbajtes ne krah te monumentit te Skenderbeut. Ai ka per qellim mbrojtjen e monumentit te Skenderbeut. Perpara se te vendosej per te, u pa varianti i levizjes se monumentit, por kjo gje rezultoi e veshtire, pasi mund te demtohej dhe zgjodhem variantin qe te mbrohej monumenti. Nderkaq, germimi ne lulishten mbrapa monumentit te Skenderbeut pothuajse ka mbaruar, mbetet te behet nivelimi ne nivelin perfundimtar. Ne kete faze perfshihen edhe kanalizimet nentokesore para muzeut (Rruga e Durresit dhe Rruga e Dibres) te cilat jane ne proces pune. Kane perfunduar punimet per prishjen  e shtresave rrugore perballe Muzeut Kombetar, si dhe heqja e zhvendosja e pemeve, te cilat ndodheshin ne kete siperfaqe. Jane mbyllur gjithashtu edhe punimet per prishjen e shtresave rrugore mbrapa hotel “Tiranes” ne drejtimin e galerise veri/jug, shtresave rrugore mbrapa xhamise se Et’hem Beut, duke perfshire dhe heqjen e elementeve te tjera si dhe pemeve. Duke folur ne nivel teknik, po ju them se kane perfunduar punimet dhe jane vendosur tubacionet per sistemin e ujerave te zeza dhe ujerave te shiut perballe Muzeut Kombetar. Gjithashtu, edhe nje sere punimesh te kesaj natyre. Pjese e punes tone ka qene ndertimi i rrugeve provizore per rregullimin dhe mirembajtjen e trafikut, si dhe ndertimi i zonave provizore te parkimit per lehtesimin dhe mirembajtjen e trafikut.
A keni hasur veshtiresi apo probleme te paparashikuara gjate punimeve ne shesh, te cilat ju kane krijuar pengesa ne realizimin e tyre sipas planit paraprak qe kishit bere?
Kemi hasur nje sere veshtiresish dhe problemesh. Nje pjese e tyre te paparashikuara, qe pa diskutim na kane krijuar jo vetem veshtiresi, por edhe vonesa. Jane çeshtje komplekse. Mund te permend ketu per shembull pozicionet e sakta te galerive nentokesore ekzistuese. Ato nuk diheshin me saktesi, pasi keto galeri perdoren nga shume institucione dhe nuk kishim informacion kush i kishte ne administrim, ne menyre qe te mesohej vendndodhja. U desh goxha kohe e pune per zbulimin e tyre. Linjat e shkarkimit dhe te furnizimit sa i perket nentokes jane te paidentifikuara, e mbi te gjitha, ne nje gjendje me te keqe nga ajo qe ne kishim menduar. Problem tjeter mund te permend punimet e tjera qe po kryhen per tubacionet dhe rrjetin e ujerave te zeza, apo punimet per rrjetin telefonik. Duhet te dini qe jane zinxhir dhe per aq kohe sa kemi nje sere institucionesh qe perdorin keto rrjete, duhet qe gjithçka te jete e miremenaxhuar dhe te behet me kujdes. Muajt e fundit, moti ka luajtur rolin e vet, pasi nuk mund te punohet ne tubacione me te njejtin intensitet. Per shume jave, punimet i vonoi edhe tuneli sekret (keshtu eshte vendosur te quhet) qe lidh Ministrine e Mbrojtjes me ate te Transporteve.
Tunel sekret? Perse e keni fjalen, mund te na sqaroni me shume?
Shumekush e di qe te trasheguara nga diktatura, disa nga ndertesat kryesore, tashme institucione ne qender te Tiranes, kane qene te lidhura me njera-tjetren me tunele te nendheshme nentokesore. Keto tunele vazhdojne akoma te ekzistojne. Jane te vjetra dhe ne shumicen e rasteve nuk kane nje person pergjegjes qe merret me administrimin. Nje prej tyre eshte dhe ai qe lidh Ministrine e Mbrojtjes me ate te Transporteve. Ne e dinim qe ekzistonte ky tunel por duke qene se eshte pikerisht nje prej atyre qe kishte vite pa u perdorur, nuk dinim me saktesi vendndodhjen e tij. Ndaj na u desh te kerkonim deri sa e gjetem.
Sa kohe ju desh per ta zbuluar kete tunel?
Na u deshen rreth 7 jave germime dhe punime shtese. Ishte nje tunel qe ne fakt nuk mund te gjendej aq kollaj. Ne germuam me kujdes deri sa e zbuluam, me pas e traversuam pa e demtuar ate. Pra, ishin te gjitha punime shtese qe kerkuan kohen e vet, e cila rrjedhimisht çoi ne vonesa ne kryerjen e punimeve edhe ne pjese te tjetra te sheshit, pasi gjithçka eshte zinxhir ne kete projekt. Mund te duken gjera te thjeshta, por jane te gjitha mjaft te nderlikuara dhe te lidhura me njera-tjetren. Punimet ne kete pjese te sheshit per shembull kishin lidhje direkte me ate çka ju me pyetet lidhur me shkallet e Pallatit te Kultures qe kane mbetur te hapura.
Per te qene me te qarte, cila ishte lidhja mes punimeve ne keto dy pjese te ndryshme te sheshit?
Perpara Pallatit te Kultures, pra nentoke, jane nje sere tubacionesh per shkarkimin e ujerave te bardha dhe te zeza. Tubacionet ekzistuese derdhen ne Rrugen e Dibres. Projekti i ri parashikon qe ato te derdhen ne kahun e kundert, pra realizimin e tyre nga ana e bulevardit. Por duke qene se ne pikerisht ne bulevard po punonim per te gjetur tunelin sekret nentokesor, mbeti pezull edhe kjo pjese per aq kohe sa vazhduan keto punime. Dy galerite e nendheshme

Ne kete faze po punohet per ndertimin e dy galerive te nendheshme ne sheshin “Skenderbej. Ato do te perdoren per instalimin e te gjitha kabllove dhe tubacioneve qe parashikohet te pershkojne sheshin ne te dyja drejtimet kryesore, veri-jug dhe lindje–perendim. Galeria e pare do filloje te ndertohet ne bulevardin “Zogu i Pare” prane “Veve Center”, do kaloje perpara Pallatit te Kultures, perpara nderteses se Bashkise dhe do te perfundoje ne kryqezimin e bulevardit “Deshmoret e Kombit” me rrugen “Myslym Shyri”. Galeria e dyte do filloje te ndertohet ne Rrugen e Kavajes, perpara nderteses se Bankes se Shqiperise, do pershkoje sheshin e sotem perpara monumentit te Skenderbeut dhe do perfundoje ne kryqezimin e rruges “Luigj Gurakuqi” me Unazen e Vogel. Projekti i studios belge

Sipas projektit te studios belge “51N4E”, eshte parashikuar qe qendra e sheshit “Skenderbej” te ngrihet ne nivel, ne formen e nje piramide, nga kulmi i se ciles mund te shihet i gjithe sheshi. Brenda kesaj hapesire do te ndertohen shatervane, ku uji do te jete i ngjyrave dhe sasive te ndryshme. Ndertesat ekzistuese nuk do te preken, por do te nderhyhet tek Teatri i Operes dhe Baletit, ku do te ndertohet nje hyrje e re, me qellim qe t’i jepet me shume jete kesaj godine. Gjithashtu, do te ngrihen disa ndertesa me lartesi te njejte, te cilat do te sherbejne si qendra tregtare. Per sheshin “Skenderbej” u organizua dy vjet me pare nje konkurs nderkombetar. Ne gare ishin disa studio te
huaja, ndersa rezultoi fituese studioja belge. Sheshi i ri, vetem per kembesoret

Asnje makine nuk do te lejohet te kaloje me kur sheshi “Skenderbej” te kete pamjen e tij te re. Ështe konceptuar qe aty te kalojne vetem kembesoret. Projekti parashikon ndalimin e qarkullimit te makinave dhe do te jete i rrethuar nga nje kurore e gjelber, qe do te realizohet permes pemeve te shumta. Nderkaq,  infrastruktura nentokesore e re eshte e paperdorur ndonjehere me pare ne Shqiperi. Ajo do te sherbeje per ta kthyer sheshin, sipas deshires dhe rasteve te caktuara, ne nje shesh me shatervane te lartesive te ndryshme, ose ne nje shesh pa asnje pike uje. Sipas projektit, brenda sheshit do te ndertohen kopshte, mjedise te hapura per aktivitete, bare dhe kafe. Skajet e sheshit do te jene
nje unaze hapesirash dhe atmosferash te ndryshme. Trafiku, ja rruget ku do devijohet qarkullimi ne janar

Gjithsesi, ekspertet shprehen optimiste se ne teresi projekti do te perfundoje brenda afateve te vendosura. Problemi i financimeve eshte i zgjidhur dhe gjithçka mund te arrihet sipas parashikimeve vetem nese “nen rrota” nuk vendosen “shkopinj” te karakterit politik. Ne janar do te kemi nje devijim te ri te trafikut, ndersa jepet garanci se gjate festave, situata nuk do te rendohet. “Deri tani jane kryer punime duke bllokuar trafikun pjese-pjese. Ndersa ne vijim kerkohet nje riorganizim radikal i trafikut. Kemi vendosur qe para festave te mos e bejme, ndersa ne janar do te kemi devijimin e tij ne dy rruge”,tha Mihail Cico, drejtor i Drejtorise se Menaxhimit te Projekteve ne Bashkine e Tiranes. Sipas tij, segmentet jane rruga perpara Ministrise se Puneve Publike dhe Bashkise, si dhe fillimi i rruges “Luigj Gurakuqi” (midis Bashkise se Tiranes dhe Pallatit te Kultures. Cico sqaron se faza e pare e punimeve nuk do te mund te perfundoje ne kohe per dy arsye kryesore. “Se pari, per veshtiresite e krijuara nga menaxhimi i trafikut dhe se dyti, per situatat e paparashikuara te infrastruktures nentokesore. Keto jane veshtiresite kryesore, por edhe mungesa e unazes se vogel, e cila ishte menduar te ecte paralelisht me punimet e sheshit”, sqaroi Cico. Ai nenvizoi se jane gjetur financimet per fazen e dyte, e cila do te filloje nderkaq perpara parashikimeve, çka do te sjelle qe ne teresi i gjithe projekti te perfundoje brenda afateve te vendosura. Muajin e fundit, ritmi i punimeve ne sheshin “Skenderbej” ka rene edhe per shkak te motit te keq. Ekspertet pranojne se ne te tilla kushte atmosferike, eshte e veshtire te nderhyhet tek rrjetet e ujerave te bardha dhe te zeza. “Per kete arsye, mund te thuhet se po punohet me me kujdes se me pare, çka mund te duket sikur ka sjelle uljen e intensitetit te punimeve”, sqarojne specialistet. Muajin qe vjen pritet qe trafiku te rendohet jo pak ne Tirane, per shkak te dy devijimeve qe do te behen. Bashkia disa here ka kerkuar mirekuptimin e qytetareve. Vete specialistet e ketij institucioni paralajmerojne nje situate me te renduar. Gjithsesi, burime brenda bashkise bejne me dije se po hartohen masa te veçanta per te gjetur mundesite e rrugeve dytesore per te shkarkuar trafikun. Devijimet e trafikut

Dy akse te reja do te devijojne trafikun

Rruga perpara Ministrise se Puneve Publike dhe Bashkise

Fillimi i rruges “Luigj Gurakuqi” (Midis Bashkise se Tiranes dhe Pallatit te Kultures)

ZIRINA LLAMBRO

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›