Hije dopingu në Kombë taren spanjolle të futbollit
Hija e dopingut nuk po i shqitet Spanjes, nderkohe qe çeshtja "Fuentes" po behet gjithnje e me komplekse. Mjeku spanjoll, i arrestuar javen e shkuar ne kuader te operacionit "Galgo", sipas shtypit spanjoll, i ka thene nje te akuzuari pak çaste perpara se te merrej ne pyetje, se nese ai do te pranonte te fliste, atehere i gjithe futbolli spanjoll do te dridhej dhe Kombetares do t'i hiqeshin titujt e Kampiones se Botes dhe Europes, sepse futbollistet kane qene te dozuar ne keto dy aktivitete. Fuentes eshte arrestuar se bashku me 13 persona te tjere, mes te cileve edhe atletja Kampione Bote ne Berlin 2009, Marta Domingez. Mjeku gjinekolog nga ishujt Kanarie doli dje perpara gjyqit ne Madrid dhe tha se ishte i pafajshem. Ai pretendon se emri i tij nuk eshte i perfshire ne asnje aktivitet te paligjshem, por mbi te rendojne akuzat e demeve ndaj shendetit publik dhe shitje substancash te ndaluara. Doktori eshte nje figure e njohur e skandaleve, pasi ka qene protagonist dhe i te famshmit "Operacion Puerto", i cili ne vitin 2006 tronditi çiklizmin iberik. Rrefimi i djaloshit, shok qelie me doktorin, eshte bere gjate kohes kur ai dilte nga burgu dhe i drejtohej gjykates perpara gazetareve.