E Diel, 1 Nëntor 2026

Emigrantë t paguajnë sigurime në Shqipë ri

Ministria e Puneve te Jashtme, se bashku me Institutin e Sigurimeve Shoqerore, kane vendosur t'i japin mundesine e perfitimit te pensionit emigranteve shqiptare ne te gjithe boten.


Nepermjet nje marreveshjeje te nenshkruar dje nga Ministri i Puneve te Jashtme, Edmond Haxhinasto, dhe Drejtoreshes se ISSH-se, Evelina Koldashi, dy institucionet zotohen qe ne bashkepunim mes tyre, te lehtesojne sigurimin shoqeror vullnetar te shtetasve shqiptare, qe jetojne e punojne jashte vendit.


Sipas marreveshjes, perfaqesite diplomatike jashte vendit do te mundesojne njohjen e shtetasve shqiptare me sigurimin shoqeror vullnetar ne Republiken e Shqiperise, ndersa ISSH do te realizoje perfshirjen e tyre ne skemen e sigurimit shoqeror vullnetar.


Te dy institucionet jane te njemendta se ky bashkepunim do te sjelle nje ndihme reale per ofrimin e sherbimeve efektive per shtetasit shqiptare qe jetojne e punojne jashte vendit. "Kemi nenshkruar sot nje marreveshje mes Ministrise se Jashtme dhe Institutit te Sigurimeve Shoqerore per vendosjen e infrastruktures se trupit diplomatik ne sherbim te emigranteve shqiptare, per sa i takon sigurimit vullnetar te tyre, si dhe perfitimit te sigurimit per periudhen qe ata kane kontribuar per sistemin e sigurimit shoqeror kur kane punuar ne Shqiperi. Kjo eshte nje ngjarje shume e rendesishme sa i takon permiresimit te sherbimeve qe qeveria shqiptare iu ofron emigranteve shqiptare", - u shpreh pas firmosjes se marreveshjes ministri Haxhinasto.


Ai informoi gjithashtu se para pak ditesh Ministria e Puneve te Jashtme realizoi nje tjeter angazhim ne lidhje me mesimin e gjuhes shqipe dhe ruajtjen e kultures shqiptare per bashkatdhetaret tane qe jetojne ne emigracion.


Ministri i Puneve te Jashtme shpjegoi se ne axhenden e ministrise qe ai drejton eshte edhe hapja se shpejti e shtepive te kultures ne ato vende ku ka perqendrime te komunitetit shqiptar, si dhe angazhime te tjera. "Te cilat, ne fund te fundit, jane detyrim kushtetues i shtetit shqiptar ndaj te gjithe shqiptareve ne vendet ku ato jetojne", - u shpreh ai.


Marreveshja e lidhur mes dy institucioneve synon te lehtesoje punet per ata emigrante shqiptare qe jetojne dhe punojne jashte vendit, te cilet kane si qellim rikthimin perfundimtar ne atdhe.


Kjo kategori ka mundesi te perfitojne pension pleqerie nepermjet sigurimit vullnetar qe ofrohet nga Instituti i Sigurimeve Shoqerore. Nese nuk jane te siguruar ne vendin ku punojne ose nese kane vite sigurimi ne Shqiperi, sigurimi vullnetar eshte nje zgjidhje mjaft e mire, sipas specialisteve.


Aktualisht, ISSH-ja operon me dy programe sigurimesh vullnetare per emigrantet. Sigurimi vullnetar per vitin korrent dhe sigurimi per periudha te kaluara. I pari, i ofron mundesine e pageses se kontributeve te sigurimit shoqeror njesoj si nje njeri qe eshte ne marredhenie pune.


Kjo do te thote qe çdo muaj qytetari paguan sasine perkatese qe perkon me pagen minimale, ne menyre qe pasi te kene permbushur moshen e daljes ne pension, te perfitoje pension.


Ne kete kategori mund te perfitojne te gjithe ata, te cilet kane mbushur moshen 18 vjeç. Skema e dyte ofrohet per ata qe deshirojne te paguajne kontributet shoqerore per vitet e kaluara, pra ata persona, te cilet nuk mund te dalin ne pension me shumen e kontributeve qe kane derdhur.

Ministria e Puneve te Jashtme do te vendose infrastrukturen e trupit diplomatik ne sherbim te emigranteve shqiptare

Instituti i Sigurimeve Shoqerore do te realizoje perfshirjen e emigranteve ne skemen e sigurimit shoqeror vullnetar.

Ministri deklaroi se ne projektet e ministrise qe ai drejton eshte edhe hapja e shtepive te kultures, ne ato vende ku ka perqendrime te komunitetit shqiptar


 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›