E Diel, 1 Nëntor 2026

Glover: Presim qe keto zgjedhje, te jene te mira

Drejtuesja e misionit vezhgues te ODIHR-it ne Shqiperi, ambasadore Audry Glover (Odrij Gluve), ne nje interviste per radion Dojce Vele, flet mbi procesin zgjedhor dhe ecurine e tij ne prag te 28 qershori. Glover vlereson se duhen lene faktet te flasin dhe konsideron se per pajisjen me karta "ka ende kohe qe njerezit t'i marrin ato per zgjedhjet".

Cili eshte vleresimi juaj, si kreu i misionit vezhgues te ODIHR-it, per ecurine e deritanishme te procesit zgjedhor per zgjedhjet parlamentare, qe do te zhvillohen ne Shqiperi me 28 Qershor?

Eshte vertet pak si heret per ta vleresuar kete proces zgjedhor pergjate progresit te tij. Misioni yne vezhgues ndodhet ne Shqiperi qe prej pothuaj tri javesh. Vezhguesit tane afatgjate ndodhen ne terren qe prej 10 ditesh. Duhet kohe per te vleresuar se cfare po ndodh dhe cfare nuk po ndodh. Jemi te kenaqur te shohim qe ka nje Ligj te ri Elektoral, per te cilin te dyja palet kane rene dakord. Ky ligj parashikon pajisjen e qytetareve me karta te reja identiteti, gje qe vleresohet nga misioni yne si nje zhvillim shume pozitiv. ODIHR-i kishte sugjeruar me pare gjetjen e menyrave krejtesisht te besueshme per identifikimin e votuesve. Kartat e reja te identitetit dhe hartimi i listes elektronike te votuesve perbejne nje baze te mire per zgjedhjet parlamentare, qe po afrojne. Natyrisht eshte shume e rendesishme qe cdo qytetar, i cili ka nevoje per nje karte identiteti, ta marre ate. Fjala eshte per ata, qe nuk kane nje pasaporte. Eshte e qarte qe kjo eshte nje ceshtje, e cila i takon qeverise, por gjithashtu edhe partive politike, madje edhe vete qytetareve, pasi prej tyre varet, nese deshirojne te shkojne dhe te marrin karten e identitetit. Pra perfshihen te tri palet. Duket qarte qe kartat e identitetit jane te rendesishme dhe qe tani perbejne nje ceshtje te kontestueshme.

A mund te rrezikohet procesi ne synimin per te siguruar zgjedhje te lira dhe te ndershme per shkak te kohes se paket, qe ka mbetur deri ne 28 Qershor per pajisjen e qytetareve me keto karta? Ne raportin e ndermjetem te misionit tuaj te sapopublikuar vihet ne dukje se deri me tani vetem gjysma e qytetareve, qe duhet te marrin karten e identitetit e ka marre ate, kurse gjysma tjeter jo.

Mendoj se ka kohe deri ne zgjedhje. Natyrisht nuk eshte e lehte te parashikohet se si do te shkoje procesi i pajisjes me kartat e identitetit, por mendoj qe ka ende kohe qe njerezit t'i marrin ato per zgjedhjet.

Keto zgjedhje parlamentare, perkojne ne kohe me aplikimin e Shqiperise per te marre statusin e vendit kandidat per anetaresim ne BE dhe me te qenit tanime, vend anetar ne NATO. Keto rrethana e bejne imperativ zhvillimin e tyre konform gjithe standardeve nderkombetare, apo cilesimin e tyre "zgjedhje te lira dhe te ndershme" per progres ne procesin integrues evropian. Si i shihni gjasat qe me 29 qershor, ne raportin paraprak te misionit tuaj, ato te cilesohen "te lira dhe te ndershme"?

Natyrisht, jemi shume te vetedijshem per rendesine, qe keto zgjedhje do te kene per Shqiperine. Dhe pikerisht per kete ne jemi duke vezhguar me shume kujdes se cfare po ndodh ketu. Me duhet te shpjegoj qe ne vleresojme zgjedhjet perkundrejt standardeve te OSBE-se per zgjedhjet, te cilat jane shprehur shume qarte ne Dokumentin e Kopenhages. Misioni yne ka ardhur ne Shqiperi si nje mision krejtesisht i paanshem. Perqasja jone per te vezhguar zgjedhjet eshte gjithmone e mbeshtetur tek faktet, eshte nje perqasje e paanshme. Ajo, qe misioni yne i vezhguesve do te beje ne javet e pakta, qe kane mbetur deri ne zgjedhje, eshte te mbledhe informacione, fakte dhe te vezhgoje te gjithe procesin elektoral jo vetem ne KQZ, qe po ben nje pune te rendesishme, por edhe ne administraten vendore te zgjedhjeve, e cila eshte gjithashtu shume e rendesishme. Do te vezhgojme regjistrimin e kandidateve, gjithe fushaten elektorale, kur ajo do te filloje, ndonese ka pasur nje lloj fillimi fushate tanime. Sigurisht do te vezhgojme ceshtjen e kartave te identitetit dhe median. Ne misionin tone vezhgues kemi nje sektor te posacem per monitorimin e medias. Do te analizojme te gjithe kete informacion. Para dites se zgjedhjeve misioni yne do te paraqese edhe dy raporte te tjera paraprake. Informacioni i marre do te perbeje bazen per deklaraten paraprake ne konferencen e shtypit nje dite pas zgjedhjeve te 28 Qershorit. Dy muaj me pas do te paraqesim raportin perfundimtar, qe do te permbaje gjithe informacionin dhe burimin e tij. Natyrisht raporti perfundimtar do te permbaje edhe mesazhe lidhur me procesin e zhvilluar elektoral. Kjo eshte menyra sesi ODIHR-i punon. Prandaj eshte e pamundur qe ne cilindo moment vezhgimi pergjate procesit elektoral, te thuash, sesi po shkon ky proces, sepse gjerat jane vazhdimisht ne ndryshim dhe per ta thene duhet pare e gjithe tabloja, e ndertuar mbi fakte.

Ne asnje nga zgjedhjet e kaluara, qofte parlamentare, qofte lokale, Shqiperia nuk i plotesoi te gjitha standardet nderkombetare. Cfare shansesh shihni kesaj here?

Le te shpresojme qe ne keto zgjedhje me ligjin e ri elektoral do te konsolidojne arritjet ne zgjedhjet e kaluara dhe keto zgjedhje do te jene te mira.

A ka ndonje mesazh per gjitha palet e perfshira ne procesin zgjedhor ne raportin e ndermjetem, qe misioni juaj, sapo e ka publikuar?

Mendoj se eshte e rendesishme qe te gjitha palet e perfshira te bejne ate, qe duhet te bejne dhe ato vete e dine se cila eshte pjesa e tyre. Qeveria, partite politike dhe vete qytetaret, qe do te votojne.. duhet te sigurojne qe keto zgjedhje do te jene te mira.

Kane kaluar 13 vjet nga zgjedhjet lokale te vitit 1996, ku ju drejtonit misionin vezhgues te ODIHR-it ne zgjedhjet e atij viti. Cilat jane ndryshimet, qe mund te vini re tani ne raport me ate vit lidhur me performancen e partive politike, atmosferen, shoqerine..?

Nuk kam qene ne Shqiperi ne vitin 1996, kam qene drejtore e Zyres se OSBE per Institucione Demokratike dhe te Drejtat e Njeriut, ODIHR-it me seli ne Varshave. Eshte shume veshtire, sic thashe pak me pare, te vleresosh ne kete faze sesi do te shkoje procesi elektoral. Por ajo, qe mund te them tani, eshte se ka pasur shume ndryshime pozitive qe nga 1996. Nese do te lexoni raportin per zgjedhjeve parlamentare te vitit 2005 dhe ate per zgjedhjet lokale te vitit 2007, do te shihni qe nga vezhgimi i tyre rezulton se nje numer i madh i standardeve te OSBE -se per zgjedhjet u arriten. Ne ato zgjedhje qene shqetesuese perpjekjet e partive politike per fitore afatshkurtra ne raport me ecurine e tyre politike ne pergjithesi. Por ne te dyja ato zgjedhje pati shume aspekte pozitive. Ligji i ri elektoral eshte teper pozitiv dhe pasqyron disa nga rekomandimet, qe ODIHR-i beri ne te kaluaren. Shpresojme qe zgjedhjet do te shkojne mire.

A deshironi te shtoni dicka tjeter Zonja Ambasadore?

Jemi te kenaqur qe jemi ketu gjithe misioni po punon shume mire. Kemi marredhenie shume te mira pune me autoritetet e ketushme, vezhguesit afatgjate jane ne terren dhe prodhojne raporte per misionin tone. Kemi kerkuar 400 vezhgues afatshkurter per te vezhguar ne diten e votimit. Por kjo varet nga shtetet pjesemarrese, nese do t'i dergojne apo jo. Shpresojme te kemi nje numer te madh vezhguesish afatshkurter, kemi rekrutuar te tille vezhgues nga ambasadat e ndryshme ne Tirane. Do te kemi shume njerez ne diten e votimit, qe do te mbulojne te gjithe vendin dhe do te bejne te mundur te hartojme si perhere nje raport te paanshem. Le te leme faktet te flasin. Ne vijme ketu krejtesisht te paanshem, pa ide, paragjykime dhe gjykime te meparshme. Ne perfundim te zgjedhjeve do te hartojme nje raport te mbeshtetur ne fakte duke vleresuar keto zgjedhje ne baze te plotesimit te standardeve te OSBE-se.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›