Tunizi Ben Ali denohet me 20 vjet burg
Një gjykatë ushtarake dënoi në mungesë me 20 vjet burg ish-presidentin e Tunizisë, Zine Al Abidine Ben Ali për nxitje të dhunës dhe vrasje.
Ngjarja lidhet me incidentet ne qytetin Uardanine, janarin e kaluar, ku pese persona u qelluan per vdekje, ndersa po pengonin nipin e presidentit te ikte nga Tunizia. Mbi 75-vjeçarin, Ben Ali rendojne edhe akuza te tjera, per korrupsion, posedim lendesh narkotike dhe armesh.
Gjyqi u zhvillua ndërsa qeveria po kërkon të shtypë përleshjet në të gjithë vendin. Ben Ali ndodhet aktualisht në Arabinë Saudite, ku bashkë me të shoqen gjeti strehë në janar të vitit 2011, kur vendi për disa javë ziente nga protestat kundër regjimit të tij 20-vjeçar. Pavarësisht kërkesës nga qeveria tuniziane për ekstradimin e e Ben Ali, sauditet kanë refuzuar ta kthejnë në atdhe.
Qeveria tuniziane deklaroi gjendjen e jashtëzakonshme në tetë krahina të ndryshme të vendit, përfshi edhe kryeqytetin Tunis. Gjendja e jashtëzakonshme do të thotë se shtetasve u ndalohet të qarkullojnë në grupe apo të dalin në rrugë pasi të errësohet.Kjo masë e autoriteteve erdhi pas disa sulmeve të dhunshme të ndodhur ditën e hënë në të gjithë vendin, ku disa dhjetëra persona mbetën të vrarë.