E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisme statutore me anetaret e PS per largimin e Rames

Ashpërsohet gjithmonë e më shumë kundërvënia e ish-kreut të PS-së, Fatos Nano ndaj lidershipit aktual të kësaj partie. Duke treguar qartazi tashmë pozicionin e tij këtë parti, ish-kryetari Nano i ka rikujtuar kreut Rama jo vetëm meritat e tij në krye të PS-së, por nga ana tjetër dhe hapat që do të ndërmarrë në vijim për t’i dhënë kësja partie pozitat që ajo meriton. 
“Fatos Nano i sjell në vëmendje Kryetarit të pamerituar dhe humbës kronik të PS Edi Rama, se Nano ka qenë për 15 vite Kryetar i PS e sot është aktualisht Anëtar i Asamblesë Kombëtare të PS. Askush nuk mundet ti mohojë, deformojë apo zhbëjë historinë dhe vlerat më të mira ndër vite të PS bashkë me Fatos Nanon. Askush nuk mundet ta nxjerrë Fatos Nanon jashtë PS”, thuhej në deklaratën për shty të vënë në dispozicion për mediat nga “Lëvizja Nano për Fitoren e Socialistëve”.
Për më tepër kjo lëvizje ka bërë me dije se “së shpejti do të nisë nismën statutuore me anëtaret e PS për të kërkuar largimin e Kryetarit të pamerituar dhe humbës kronik Edi Rama, si edhe për të sjellë në Krye të PS, kryetarin historik dhe fitues Fatos Nano”.
Për këtë arsye “Lëvizja Nano për Fitoren e Socialistëve” u bën thirrje të gjithë anëtarëve të PS dhe të gjithë të zgjedhurve lokalë e qendrorë të PS që t'i bashkohen nismës për çlirimin e PS nga ankthi dhe sëmundja e humbësve dhe humbjeve, si edhe për ndërtimin e një bashkëudhëtimi të ri prej si fitues së bashku me Fatos Nanon.
“Lëvizja Nano për Fitoren e Socialistëve u bën thirrje të gjithë anëtarëve të PS dhe të gjithë popullit të majtë, popullit opozitar që t'i bashkohen kësaj levizjeje duke rregjistruar emrat e tyre pranë zyrave përkatese të koordinimit që po ngrihen me shpejtësi në çdo qytet e fshat. Procesi i regjistrimit të mbështetësve e vullnetarëve të kësaj Lëvizjeje ka filluar, e shumë shpejt do t'ju bëjmë të njohur emrat e të gjithë kordinatorëve kudo në çdo cep të Shqipërisë si edhe detajet e kontakteve ku mund të drejtoheni”, thuhej në deklaratën e kësaj lëvizje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›