E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tunizi: Gjykata urdhëron ekstradimin e ish kryeministrit libian

Një gjykatë në Tunizi, ka vendosur sot që Al-Baghdadi Ali al-Mahmudi, i cili kishte funksionin e kryeministrit gjatë udhëheqjes së ish liderit libian, Muamer Gadafi, do të ekstradohet në Libi për t`u gjykuar.

Avokati i Al-Mahmudi-t, i ka thënë agjencisë së lajmeve Reuters, se vendimi “është i padrejtë dhe i motivuar politikisht.”

Ish kryeministri libian ishte larguar nga Libia drejt Tunizisë gjatë kryengritjeve që rrëzuan Muamer Gadafin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›