E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, Presidenca: Berluskoni do të japë dorëheqjen

Ka përfunduar takimi i kryeministrit italian Silvio Berluskoni me presidentin e vendit Giorgio Napolitano. Takimi që zgjati rreth një orë mësohet se nuk ka pasur një rezultat në favor të Berluskonit pasi Napoletano ka kërkuar dorëheqjen e tij menjëherë sapo të miratohet ligji për stabilitetin. Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane të cilat pohojnë se Presidenti e ka parë si të pakthyeshëm mundësinë e vazhdimit të qeverisjes së Berluskonit.
Parlamenti italian ka votuar pasditen e sotme buxhetin e faktit të hartuar nga qeveria nën drejtimin e kryeministrit Berluskoni.
321 deputetë nuk e votuan buxhetin duke sinjalizuar humbje të ndjeshme të shumicës nga ana e kavalierit. Ndërsa, 308 deputetë të tjerë i kanë thënë “po” buxhetit faktit, të miratuar në një situatë shumë kritike për Italinë dhe mbarë Eurozonën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›