Vlorë, aksident i rëndë në autostradë
Një aksident që ka përfshirë tre automjete ka ndodhur në autostradën Vlorë Novoselë n렠km e saj të parë. Një automjet i tipit Vosvagen me targa FR 9718 C, duke tentuar parakalimin i ka prerë rrugën një automjeti tip fugon taksi me targa FR 788 A, i cili udhëtonte me pasagjerë. Valsvageni është përplasur fillimisht me fugonin, e më tej është përplasur me një automjet tip Volvo.
Drejtuesit e automjeteve të vogla janë dëmtuar, por në spitalin rajonal të Vlorës është dërguar në gjendje të rëndë drejtues i makinës Volsvagen, që sipas të dhënave paraprake, mendohet të jetë dhe shkaktari i aksidentit, për shkak të parakalimit të gabuar dhe shpejtësisë së lartë.
Anila Peçi