E Diel, 1 Nëntor 2026

Tunizia legalizon lëvizjen Islamiste


Lëvizja Islamiste Enahda në Tunizi është legalizuar, 30 vjet pas formimit dhe tashme mund të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.

Lëvizja e moderuar, e ndaluar nga regjimi i Zine el Abidine Ben Ali, i cili u përmbys në janar, u themelua në vitin 1981 nga intelektualët e frymëzuar nga Vëllazëria Myslimane.

Lideri i lëvizjes, Rashid Ganuçi u kthye në Tunizi në janar pas 20 vitesh mërgimi në Londër.

Po sot, dy ministra, ai i edukimit dhe i kërkimeve shkencore, e braktisën qeverinë pas largimit të kryeministrit që pasoi protestat kundër qeverisë kalimtare.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›