AI, kërkon përgjegjësit për vrasjen e demonstruesve në Tunizi
Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International, i bëri thirrje qeverisë kalimtare në Tunizi që t`i nxjerrë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit për vrasjen e demonstrantëve gjatë protestave në dhjetor dhe janar, ku u përmbys presidenti Zin al-Abidin Ben Ali.
Sipas Kombeve të Bashkuara, gjate trazirave, humbën jetën 147 njerëz, ndërsa 78 të tjerë në incidentet në burgje.