E Diel, 1 Nëntor 2026

Turan e do Liverpoolin

Reprezentuesi turk, Arda Turan do të ishte i interesuar të transferohej në Liverpool. Mesfushori i Galatasarayt ka shprehur dëshirë të sprovohet jashtë Turqisë dhe Anfield është destinacioni i tij i preferuar.

“Sigurisht se dua të luaj jashtë, por ky vendim i takon klubit. Siç kam thënë gjithmonë, Liverpool më pëlqen më së tepërmi për shkak të traditës së tyre. Në Evropë jam tifoz i Liverpoolit, andaj nëse largohem nga Turqia, dua të luaj për ta”, tha Turan për UEFA.com.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›