E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet për president të FSHF, Duka hedh poshtë akuzat për parregullsi

Presidenti aktual i Federates Shqiptare te Futbollit, i cili eshte dhe kandidat per te marre edhe nje mandat te trete ne Asamblene Zgjedhore te 9 marsit i eshte përgjigjur per here te pare pretendimeve te rivaleve te tij Refik Halili dhe Rudi Vata per parregullsi ne statutin e qeverise se futbollit ne vend.

Duke folur ne studion e “Skaner Kampionat plus” te gazetarit Gerti Carcani, Duka ka hedhur poshte keto akuza, madje ka paraqitur fakte se ndryshimet ne status mbajne firmen e Sulejman Staroves, atehere sekretar i pergjithshem i FSHF-se, tani nje nga kundershtaret e tij.

“Statuti është dokumenti kushtetues i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe i ço shoqate tjeter dhe i cili është miratuar jo me shumicë votash, por me unanimitet votash. Starova bashkë me një pjesë të mirë të panelit aty, janë autorë të përpilimit të këtij statuti sepse unë nuk jam jurist ” tha Duka.

Po ashtu, ne studion e Alsat, Duka ka bere publike per here te pare nje nga pikat ku mbeshtet fushaten e tij per te marre mandatin e trete si president i FSHF-se, duke thene se do te rrise me 40% buxhetin e klubeve te futbollit.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›