Rossi mund të kthehet në Itali

Giuseppe Rossi spekulohej me transferim në Juventus gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa menaxheri i tij, Federico Pastorello, ka bërë të ditur se sulmuesi i Villarrealit mund të kthehet në Itali këtë verë.
“E ardhmja e Rossit është në dyshim. Për momentin Villarreal është në vështirësi të mëdha dhe e kanë vështirë të kualifikohen për në Evropë. Kjo nënkupton se futbollistë të shkallës së lartë do të kërkojnë të largohen dhe nëse një klub paraqet ofertë të mirë, Villarreal mund ta shesë Rossin”, tha Pastorello për Radio Goal.