E Enjte, 5 Nëntor 2026

Turbina trondit kryesuesen Bylis

Kategoria e Parë ka luajtur shtatë nga tetë ndeshjet e javës së tetëmbëdhjetë të kampionatit, ndërsa e diela do të jetë për sfidën e fundit, Korabi – Besa. Ajo që bën përshtypje në javën e tetëmbëdhjetë është ndalesa e Bylisit në Cërrik, atje ku Turbina vendëse ka fituar 2-1. Branica e Veriu për cërrikasit dhe për ballshiotët Ruci golin e vetëm.

Ndërkohë kjo humbje e Bylisit ka afruar edhe më shumë Erzenin me kreun. Nga ana tyre shijakasit kanë fituar 3-1 ndaj Shkumbinit. Thuajse të gjitha skuadrat vendëse kanë dalë të fituar në këtë javë të tetëmbëdhjetë. Apolonia ka mundur Maliqin, 3-0. Po kështu Vora ka mundur Tërbunin, 1-0, me një gol në fundin e lojës.

Madje me gol në minutën e fundit shtesë ka marrë dhe Pogradeci, 1-0 ndaj Besëlidhjes. Dhe fitore në fushën e vet ka marrë dhe Lushnja, 3-1 ndaj Tomorit. I vetmi barazim është arritur në Burrel, atje ku skuadra vendëse ka barazuar, 0-0 me Butrintin. Një javë e tetëmbëdhjetë interesante, që prodhoi plot 16 gola në shtatë ndeshje, ndërsa Bylisi, përtej humbjes në Cërrik, kryeson me 44 pikë.

JAVA XVIII

Erzeni – Shkumbini                         3-1

Apolonia – Maliqi                            3-0

Vora – Tërbuni                                 1-0

Lushnja – Tomori                            3-1

Burreli – Butrinti                              0-0

Pogradeci – Besëlidhja                    1-0

Turbina – Bylis                                 2-1

Korabi – Besa        6.2.2022              ora 13:30

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›