E Enjte, 5 Nëntor 2026

Tirana Barleti Basket – Partizani, derbi i Kupës

Tirana Barleti Basket – Partizani. Kjo do të jetë finalja e Kupës së Shqipërisë në basketboll për femra, që të shtunën do të luhet në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në ora 17:00 e që do të vijë drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Tirana Barleti Basket në mënyrë surprizë ka eleminuar Flamurtarin, teksa ka fituar 74-73.

Një ndeshje e dominuar nga skuadra vendëse, e cila ka fituar dy periodat e para 22-17 dhe 27-20 dhe në pushim ka kryesuar 49-37. Flamurtari reagon në dy të dytat, teksa i ka fituar 11-17 dhe 14-19 dhe në total ka ngushtuar në 74-73, por pa e shmangur humbje. Ndërkohë Partizani e ka patur më nën kontroll situatën.

Në pushim ishte në udhëheqje të rezultatit 51-34. Mundohet Tirana të përmbysë, ndërsa ka fituar periodën e tretë 17-30, por në total 68-64 për Partizanin. Të kuqet fitojnë periodën e katërt 19-17 dhe krejt ndeshjen 87-81. Kështu finalja e Kupës së Shqipërisë në basketboll për femra do të jetë një derb kryeqyteti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›