E Enjte, 5 Nëntor 2026

Liga Unike mbyll javën e 10-të

Veprimtaria mbarëkombëtare e basketbollit shqiptar, Liga Unike, ka mbyllur në mesjavë ndeshjet e javës së saj 10-të, e cila në fajt është zhvilluar e paplotë. Kjo për arsye se Teuta nuk është paraqitur në Suharekë për të luajtur ndeshjen nga vendasve të “Golden Eagle” Yllit, dhe do të jetë Komisari i Garave që do të vendosë për përballjen midis këtyre dy skuadrave, që ishte parashikuar të zhvillohej duke nisur nga ora 17:00.

Nga kjo pauzë e paparashikuar e kryesueses së së renditjes, Yllit, ka përfituar Peja, e cila ka korrur të enjten fitore në fushë të huaj ndaj Kamza Basket me rezultatin e thellë  113-76. Skuadra nga Kosova e mbizotërojë lojën, duke i fituar të 4 pjesët e lojës, përkatësisht me shifrat 29-19, 36-19, 22-16, 26-22. Siç dihet dy takimet e tjera të kësaj jave janë luajtur të mërkurën dhe Rahovec, skuadra vendase ka mundur Prizrenin-16, në takimin pamje të së cilës na përcjell kjo kronikë.

Ekipi vendas i ka fituar dy 10-minutëshat e parë, përkatësisht 28-26 dhe 24-19 dhe duke shkuar në pushimin e madh midis dy gjysmave me në epërsi 52-45. Ndonëse Prizreni-16 përmbys minimalisht shifrat, duke e fituar të 3-tën 25-18, dhe duke kryesuar 70-69 pas një gjysmë ore lojë, Rahoveci e fiton 10-minutëshin e 4-t dhe të fundit 29-22 dhe gjithë takimin 98-92.

Në takimin tjetër të kësaj jave, të luajtur të mërkurën Tirana ka mposhtur Vllazninë 96-82. Pas 10 javëve të para, Peja ndan me nga 17 pikë kreun me Yllin, që sidoqoftë ka luajtur një ndeshje më pak, ndërsa Prizreni-16 mban vendin e 3-të, me 16 pikë dhe Tirana të 4-tin, me 15.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›