E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turbine ere per energji ne nje shtepi private ne Florida

Ne kushtet e krizes ekonomike ne Shtetet e Bashkuara po rritet kerkesa per perdorimin e turbinave te vogla me ere ne shtepite e njerezve. Shoqata Amerikane e Energjise se Eres thote se shitja e turbinave te tilla u rrit 15 per qind ne vitin 2009. Do tju njohim tani me nje banor te Florides i cili prodhon energji per shtepine e tij.

Kjo turbine me ere ndodhet ne majen e nje kodre te vogel dhe gjeneron energji per kete shtepi prane. Jim Dotson thote se ia instaluan turbinen vitin e kaluar dhe tani ajo po i kursen para familjes se tij.

Mendonim se mund ta pergjysmonim faturen e energjise elektrike dhe pikerisht kjo ka ndodhur vazhdimisht.

Dotson perdor kompjuterin e tij per te matur sasine e elektricitetit qe gjeneron turbina e tij. Ai thote se nganjehere turbine prodhon me teper energji nga sa ai ka nevoje. Ai pastaj ja shet energjine e tepert nje kompanie lokale te energjise.

Sidomos ne gjendjen ekonomike qe ndodhemi tani te sigurosh vete energjine eshte dicka e mire.

Por Jim Dotson jeton ne Florida nje shtet me shume pak turbina me ere karahasuar me pjese te tjera te vendit. Frank Leslie eshte professor dhe anetar i Departamentit te Sistemeve te Mjedisit te Marines ne Institutin e Teknologjise te Florides. Ai thote se shkencetaret shpesh e shohin Floriden si nje vend pa shume ere per te patur turbina me ere.

Niveli i ererave eshte shume i ulet. Pjesa juglindore e vendit nuk ka fatin te kete erera te forta prej nga mund te nxirret energjia.

Dhe kostoja per instalimin e nje turbine te vogel eshte e larte deri ne 22 mije dollare.

Ndersa era eshte pa para konvertimi i fuqise se saj ne energji elektrike kushton.

Leslie thote se Florida ka disa brigje ku fryn era por shume pjese te saj jane zakonisht te qeta. Kalifornia Texasi dhe Iowa kane kapacitetin me te madh te gjenerimit te fuqise se eres ne SHBA. Kjo ferme me mullinj ere prane San Franciscos eshte nje nga me te medhate ne bote. Ajo ka 4 mije turbina.

Qeveria amerikane thote se era ploteson vetem 2 per qind te kerkeses se Amerikes per energji elektrike krahasuar me 25 per qind qe eshte kjo shifer ne Danimarke dhe 8 per qind ne Gjermani dhe Spanje.

Megjithate Jim Dotson thote se ka besim se mund te vazhdoje te perdore energji elektrike per shtepine e tij duke shfrytezuar eren. Ai thote se po mbledh para per te paguar edhe per nje turbine tjeter me ere per te siguruar energjine per nje shkolle ne shtetin e Burkina Fasos ne Afriken Perendimore.

Rubriken Prirjet e Gjelbra mund ta ndiqni edhe ne YouTube/zeriamerikes.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›