E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uashingtoni cakton pagese per qeset plastike dhe te letres

Taksa  e re e Uashigtonit per qeset e ushqimeve eshte pritur me komente te ndryshme pro dhe kunder.  Pagesa prej 5 cetesh ose taksa e trastave sic e qujane disa eshte per qeset plastike dhe ato prej letre ne pikat e shitjes.  Nese shkon per te blere me qeset e tua ose i trasporton artikujt e blese pa qeset e dyqanit nuk pagun. Parate e mbeledhura nga kjo takse do te shfrytezohen per pastrimin e nje prej zonave me te ndotura te kryeqytetit te Shteteve te Bashkuara.

Lumi Anakostia eshte i ndotur.  Plehrat e mbledhura ne brigjet e tij dhe qeset plastike merren nga rryma e ujit.  I njohur si Lumi i harruar rrjedha e tij kalon nga shteti Meriland neper Uashington dhe derdhet ne Lumin Potomak.  Eventualisht plehrat qe sjellin ujrat e tij perfundojne ne Oqeanin Atlantik.

Brent Bolin i cili punon ne Shoqerine e Ujembledhesit te Anakostias beson se pagesa e re e institucionalizuar ne Uashington do te ndihmoje per pastrimin e qytetit dhe te Anakostias.

Keshilli qeverises i Metropolit te Uashingtonit beri nje ankete per problemin e plehrave.  Ne gjithe Anakostian rezultoi se 33 perqind e plehrave ishin qese plastike.

Pagesa prej 5 centesh eshte per cdo lloj qesesh te medha apo te vogla pastike apo letre ne te gjitha pikat e shitjes.  Kete pagese mund ta shmangesh nese nuk harron te sjellesh me vete qeset e tua.

Per fat te keq ne nuk morrem me vete mjaft qese.  Na u desh te paguanim per pese qese.  Keshtu per heren tjeter ne do ti leme qeset ne bagazhin e makines qe te kemi mjaft per te mos paguar.

Steve McKinley Ward i cili punon vullnetarisht per te pastruar nje pike grumbullimi plehrash ne brigjet e Anakostias thote se hedhja e qeseve kudo eshte nje sjellje e papergjegjshme.

shte ndotje qe vjen nga pakujdesia dhe papergjegjshmeria.  Ndotje qe vjen nga hedhja e qeseve kudo ne rruge apo ne trotuare.  Ujrat e shirave i marrin ato me vete ne pusetat e ujrave te zeza qe perfundojne ne lume.

Ne kete supermerkate ne zonen veriperendimore te Uashingtonit pagesa e re per qeset nuk ka hasur ne ndonje kundeshtim te forte sic thote menaxheri Jack Eaton.

Kjo ishte nje levizje mjaft pupullore nga ana jone. Kjo eshte perqafuar edhe nga banoret dhe po ndikon ne eliminimin e nje vellimi te madh plehrash.  Presim te shohim rezultate te menjehereshme.

Pikat e shitjes ne Uashington fillimisht e kundershtuan idene duke thene se do te humbisnin kliente qe do te shkonin ne shtetet fqinje Virxhinia dhe Meriland por supermerkata Giant iu bashkua nismes se Shoqates se Ujembledhesit te Anakostias duke pajisur me rreth 250 mije trasta klientet e zones se Uashingtonit. Por jo te gjithe jane te kenaqur me taksen e re.  Bleresit thone se pagesa per qeset eshte nje shpenzim me shume sidomos per te moshuarit.

Duhet te jesh i kujdeseshem dhe te mos harosh qeset sepse nje prej tyre kushton 5 cent.  Per mendimin tim kjo eshte qesharake.

Grover Norquist i Grupit Amerikanet per Reformen e Taksave eshte i te njejtit mendim dhe thote se pagesa e per qest eshte nje tjeter lloj takse per konsumatoret.

Politikanet duan te vene nje takse te re per qeset.  Fakti qe ata duan ta quajne pagese dhe jo takse tregon se ata genjejne edhe per rritjen e taksave.

Pavaresisht si emertohet ajo pagese apo takse per trastat ato kushtojne 5 cent.  Por Shoqata e Ujembledhesit te Anakostias thote se qellimi nuk eshte nxjerrja e fitimeve por ndryshimi i sjelljes.  Qyteti pret te fitoje tri deri ne kater milione dollare kete vit per te ndihmuar ne pastrimin e Anakostias dhe eventualisht atje do te kete me pak qese dhe me pak plehra dhe mjedisi do te jete me i paster.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›