Policia Lufta kunder parave false ne qender te vemendjes

Ne nje njoftim per shtyp te ardhur nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit garantohen qytetaret se policia po ben ceshte e mundur per te goditur fenomenin e prodhimit dhe perdorimit te kartmonedhave te falsifikuara. Ne kete njoftim mes te tjerash thuhet
...Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit nisur nga disa shkrime ne shtypin e shkruar dhe elektronik sipas te cilave ne Shqiperi jane hedhur euro dhe dollare te falsifikuar te cilat mund te perdoren ne fushaten elektorale ne zgjedhjet vendore sqaron opinionin publik se Fenomeni i luftes kunder falsifikimit te monedhave dhe venies se tyre ne qarkullim ka qene vazhdimisht ne qender te vemendjes se punes se policise.
Ne menyre te vazhdueshme jane bere perpjekje serioze per te goditur kete fenomen duke bere te mundur sekuestrimin e ketyre kartemonedhave para hedhjes ne qarkullim si dhe te kapjes se tyre ne rastet kur ato jane hedhur ne qarkullim. Ne kete kontekst Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit fton te gjithe qytetaret si dhe institucionet e ndryshme qe operojne me monedhat ne vend qe te denoncojne ne Policine e Shtetit cdo rast te falsifikimit qe ata konstatojne nderkohe qe strukturat e Policise se Shtetit garantojne qytetaret shqiptare se do te vijojne punen me te njejtin intensitet per parandalimin e rasteve te tilla.