Ture: “Drogba dëshiron Barcelonën”

Jaja Ture, mesfushori i Barcelonës dhe shok skuadre i Didier Drogbasë te Kombëtarja e Bregut të Fildishtë, deklaroi se sulmuesi i Celsit, në qendër të tratativave të meraktos, dëshiron të transferohet te Barcelona. Dëshira është shprehur në konfidencë nga vetë sulmuesi ivorian gjatë finaleve të Kupës së Afrikës. "Më tha se dëshiron të vijë e të luajë me mua, - shpjegon Ture, - edhe pse e di se në këtë moment janë Eto'o, Henri dhe Mesi dhe cështja është e komplikuar". Përvec shoqërisë katalanase edhe Milani është i interesuar të marrë shërbimet e jashtëklasit të Celsit.