E Diel, 1 Nëntor 2026

Djaloshi i Milanit, Paloski nga minuta 1

Sulmuesi 18-vjecar i Milanit, Alberto Paloski, mund të luajë nga minuta e parë kundër Livornos në ndeshjen e vlefshme për Serinë A. Lajmi bëhet i ditur nga trajneri i kuqezinjve, Karlo Anceloti.
Debutuesi Poloski shënoi golin pas vetëm 18 sekondash lojë kuar ai hyri si zëvendësues, duke i dhënë Milanit fitoren 1-0 kundër Sienës të dielën e kaluar. Sulmuesi 18-vjecar i të rinjve të Milanit ishte në skuadër për shkak të dëmtimeve të brazilianëve Kaka dhe Aleksandër Pato. Paloski do të luajë në vend të Filipo Inzagit, i cili është dëmtuar pas një goditjeje. Një fitore për Milanin do t'i conte kuqezinjtë në vendin e katërt.
Anceloti për Ronaldon
"Të dielën ai nuk ishte në formën më të mirë. Nëse do të kisha të tjera mundësi, nuk do ta hidhja atë në fushë. Nëse Ronaldo do të gjejë kondicionin e tij më të mirë, kontrata e tij me Milanin do të rinovohet".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›