Vale Rosi, paqe 35 milionë euro

Valentino Rosi bën paqe me organet fiskale italiane. Piloti i famshëm i garave me motorë do të derdhë rreth 19 milionë euro për vitet 2001-2004, ndërkohë që në total, përfshirë edhe atë 2005-2006, pritet të arrijë në 35 milionë euro. "Jam i kënaqur me mënyrën se si u zgjidh problemi. Gjetëm mirëkuptimin pasi si unë dhe si agjencia kishim të njëjtin objektiv, rikthimin tim në Itali", - tha Rosi, që shtoi se ishte i mërzitur duke jetuar larg familjes në Londër. Shefi i Agjencisë së të Ardhurave, Romano, pohoi: "Rosi u soll si një sportist i madh".