Konfederata Aziatike: Plani anglez, jo i mirë

Presidenti i Konfederatës Aziatike të Futbollit (homologe e UEFA- s në Europë), Mohamed bin Hammam, pohoi se plani i Premier Ligës angleze për të zhvilluar ndeshje jashtë Britanisë nuk është një ide e mirë, duke u kërkuar zyrtarëve anglezë të futbollit ta hedhin poshtë propozimin. Liga më e fuqishme në botë, ajo angleze, kishte propozuar të zhvillonte ndeshje të Premiership në pesë vende të ndryshme jashtë Anglisë, duke filluar nga viti 2011. Qytetet e mundshme aziatike si më të mundshme ishin: Bangkoku, Pekini, Hong Kongu, Melburni dhe Singapori.