E Diel, 1 Nëntor 2026

Turi i Berishës në bregun e Jugut, inauguron edhe rrugën e plazhit në Dhërmi

Qeveria premton investime të mëdha për Shqipërinë evropiane


- Janë investuar rreth 5 miliard lekë në rrugë dhe infrastrukturë


- Fondi Rural i Zhvillimit ka ndërtuar gjatë këtyre 5 viteve në qarkun e Vlorës 70 km rrugë, me një shumë prej 13 milion eurosh


- Në sistemin energjetik të qarkut të Vlorës, janë investuar këto 5 vite 270 milion euro


Kryeministri Sali Berisha ka vijuar inaugurimet në bregun e jugut. Kryeministri i shoqëruar nga ministri Olldashi, deputetë dhe kryetari i Himarës, inauguroi rrugën që zbret në Dhërmi dhe në Drimadhë një investim ky prej 230 milion lekësh. Kryeministri tha se investimet në zonën e jugut dhe në mbarë Shqipërinë do të vijojnë pasi ky është prioriteti kryesor i kësaj qeverie. Investime këto, që nuk do të mbeten vetëm në kuadrin e infrastrukturës, por edhe në sektorë të tjerë të rëndësishëm si në ujësjellës, kanalizime, energjetike dhe në bujqësi. Kryeministri premtoi se më të mëdha dhe më të fuqishme do të jenë investimet e viteve që vijnë, se kjo qeveri është e vendosur të bëjë gjithçka për një fytyrë të vërtetë evropiane, duke garantuar se në epiqendër të kësaj politike qëndron qytetari. Mbas inaugurimit Kryeministri Berisha u ndal në plazhin e Drimadhësit ku u takua me pushues dhe pati një bashkëbisedim me ta.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›