E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turistë nga Azia, njohin kulturën dhe historinë e Tiranës

Ditën më të nxehtë të këtij viti turistët e ardhur nga Hong-Kongu kanë preferuar ta kalojnë pikerisht në Shqipëri . Në turin e tyrë, destinacioni i radhës ishte pikërish xhamia e Tiranës dhe Muzeu Historik Kombëtar.
 

Teksa ka ndarë me ne përshtypjet nga vizita e saj e parë në Shqipëri, turistja nga Hong-Kongu Myria, shprehet e befasuar nga bukurite dhe relievi favorizues që gëzon vendi ynë,

“Është hera e parë që vij këtu, do doja të eksploroja edhe më shumë vende të ndryshme . Edhe pse ka qene nje udhetim i lodhshem ja vlen shum te vizitosh kete vend. Me kanë berë përshtypje malet, lumenjtë, fushat dhe peisazhet e mrekullueshme. Eshte hera e pare qe shikoj kaq shume peisazhe me gjelbërim. Xhamia dhe Muzeu janë shumë bukur, jua rekomandoj të gjithë turistëve ti vizitojnë” u shpreh ajo.
 

Sipas liderit të grupit të turistëve, me të interesuar për vendin tonë janë turistët nga Ballkani. Destinacioni i radhës për këtë grup prej më shumë se 20 vetësh, do të jetë qyteti kala, Shkodra.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›