E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarrëvënie e qëllimshme, arrestohen babë e bir në Gjirokastër

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga dy persona, pasi akuzohen për zjarrëvënie të qëllimshme. Uniformat blu kanë prangosur babë e bir, pasi ata akuzohen për zjarrëvënie të qëllimshme në kullotat e fshatit Pepel, të Komunës Dropulli i Sipërm.

Sipas uniformave blu, 73-vjeçari Mihal Shishka dhe djali i tij 40-vjeçari Nikolla Shishka në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë vënë zjarrin qëllimisht kullotës në vendin e quajtur Bernica midis fshatit Pepel dhe fshait Vodhino, ku një pjesë e kullotës është në pronësi të tyre. Si pasojë e erës së fortë zjarri është përhapur me shpejtësi duke përfshirë një sipërfaqe prej rreth 10 hektarë kullotë.

Gjithashtu zjarri ka rrezikuar seriozisht banesat e fshatit Pepel, ku pas ndërhyrjes së repartit Zjarrfikës , të policisë dhe të banorëve të fshatit është bërë e mundur që zjarri të mos përfshinte banesat e këtij fshati.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›