E Diel, 1 Nëntor 2026

Athinë, drogë nga Shqipëria, në pranga 1 shqiptar dhe 1 grek

Ndalohet në Athinë një automjet me një ngarkesë të konsiderueshme ashashi që vinte nga Shqipëria. Policia greke pas një kontrollit të ushtruar në automjet, në të cilin udhëtonin një shtetas shqiptar dhe një shtetas grek, përkatësisht 37 dhe 51 vjeç, ka bërë të mundur sekuestrimin e 21.2 kg hashash.

Ndërkaq në një kontroll të dytë në banesat e dy të arrestuarve është sekuestruar afërsisht 63.8 kg hashash. Sipas policisë greke bëhet fjalë për një rrjet trafiku të lëndëve narkotike Shqipëri-Athinë
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›