Turistët e huaj “pushtojnë” Durrësin, tërhiqen nga plazhi dhe monumentet e kulturës

Qyteti i Durrësit është kthyer në një pikë referimi për turistët e huaj, që i gjen kudo. Sa në plazhe, site arkeologjike apo monumente kulturore.
Turistja nga Spanja thotë se udhëton shumë. Për Shqipërinë ka dëgjuar nga disa miq, të cilët e kanë vizituar vendin tonë vitin e kaluar.
“Ka një kontrast të dukshëm Shqipëria në atë çka ofron. Ka plazhe, det, male të shumta, sidomos Alpet, për të cilat do të rekomandoja që çdokush duhet ti vizitojë një herë në jetë. Kemi vetëm dy ditë këtu dhe kam mbetur e surprizuar nga larmia e kulturës , traditat dhe harmonia e besimeve fetare mes njerëzve”, tha ajo.
Ky çift nga Gjermania ka vetëm pak orë që ka mbërritur në Durrës, ndërsa thonë se janë të tërhequr nga turizmi i aventurës.
“Ne kemi ardhur sot në Durrës dhe po na pëlqen gjtihçka. Jemi duke shkuar në male për hiking , na tërheq kjo aventurë”
Ka dhe nga ata që preferojnë të qëndrojnë edhe pse vetëm një natë, duke kaluar tranzit në vendin tonë, si kjo familje nga Maqedonia. “Në jemi transit në Shqipëri, por është një vend i bukur. Është hera e dytë që vijmë këtu dhe na pëlqen çdo gjë, ndihemi me të vertetë shumë mirë”.
Gjeografia e turistëve që vizitojnë Durrësin është e gjerë, ndërsa qyteti gëlon në stinën e nxehtë të verës.
Gazetare: Heriselda Dyrmishi
/RTSH/