E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Fëmijët/ Sëmundjet gjatë pushimeve, Pediatrja: Ja çfarë ju duhet në çantën e ugjencës

Pushimet mund të kthehen në makth sidomos kur fëmijët e vegjël preken nga infeksionet e ndryshme apo kur pësojnë edhe goditje nga dielli.

Mjekët pediatër konstatojnë së ankesat e fëmijëve që vijnë nga pushimet apo i ndërpresin ato janë të lidhura me ekspozimin  ndaj faktorëve të jashtëm.

Mjekja Sonila Brati, pediatre QSH.2 këshillon prindërit  që të kenë me vete cantën e urgjencës për të menaxhuar me qetësi urgjencat.

Po çfarë duhet të përmbajë kjo çantë?

“Çanta duhet të përmbajë ulës të temperaturës, qoftë ibuprofen apo paracetamol të cilat duhet të jenë gjithmonë me vetë, po ashtu një anti-inflamator për veshin, si edhe kremin e diellit”, renditi mjekja.

Gjatë pushimeve në zonat bregdetare, rreziku i helmimit nga ushqimi rritet për shkak të temperaturave të favorshme për shumimin e mikrobeve dhe viruseve, ndërsa uji detit mund ta bëjë më të lehtë transmetimin e tyre.

Gazetare: Sonila Mlloja

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›