Turistët e huaj zbulojnë folkun shqiptar
TIRANË- Turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë nuk shfaqin interes vetëm për bregdetin, vendet arkeologjike apo majat e thepisuara, por edhe për këngët, vallet e veshjet tradicionale shqiptare.
Kurioz për të mësuar diçka mbi folkun, një grup prej 20 turistësh të huaj u ushtruan këtë verë në lëvizjet e valleve të Shqipërisë së Jugut, të Shqipërisë së Mesme apo të Veriut, në një kurs 10 ditor në ambientet e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore në Tiranë.
Repertori ishte i gjerë, nga vallet më popullore në të gjitha festat tona, siç është pogonishtja, vallja e beqarit, për të kaluar më pas te ato të veriut, të forta ritmike siç është vallja e Kukësit, e Matit, e për të shkuar drejt jugut te ajo labe, që në sfond ka polifoninë.
Margaret nga Gjermania ishte një ndër dhjetrat turiste të huaja që këtë verë jo vetëm u mrekullua me bukuritë natyrore të Shqipërisë, por edhe mësoi se si të kërcejë vallet shqiptare.
“Më pëlqeu jashtëzakonisht koha që kalova duke mësuar vallet shqiptare. E dashuroj kërcimin. Ishte një atmosferë e mrekullueshme. Unë vij nga Gjermania jugore dhe ne gjithashtu kemi një grup kërcimi atje. Besoj se vitin tjetër shumë prej tyre do të vijnë të mësojnë vallet shqiptare”, shprehet ajo.
Në fakt kurset për mësimin e valleve shqiptare janë një iniciativë e holandezit Kejs Hillebrand, e mbështetur nga valltarët shqiptarë Genc Kastrati dhe Helda Saraçi
Pjesëmarrësit në këtë kurs veror ishin kryesisht nga Suedia, Hollanda dhe Gjermania. Në polifoni ata morën leksione nga i mirënjohuri Gramoz Burba, ndërsa përsa i përket veshjeve tradicionave nga Prof. dr. Afërdita Jonuzi.
Për të njohur edhe më mirë traditën e Shqipërisë, organizatorët këtë vit mundësuam dhe një udhëtim të turistëve në Logun e Bjeshkëve në Kelmend. Ata qëndruan në shtëpitë e banorëve të fshatit, drekuan dhe darkuan tok me ta.
Organizatorët besojnë se ky projekt që do të ketë jetgjatësi pasi u jep mundësi turistëve të huaj, njerëz të thjeshtë në vendet e tyre, por shumë kurioz, të futen në botën mistike të folkut shqiptar.
(atsh/BalkanWeb)