E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi i drejtohet me nje mesazh parlamentit shqiptar

Presidenti Bamir Topi i eshte drejtuar sot me nje mesazh parlamentit ne hapje te seances se neserme. Duke kujtuar ngercin e gjate politik kreu i shtetit ka bere thirrje per bashkepunim mes paleve ne interes te reformave qe vendit i kerkon per integrimin e tij europian. Ai ka bere thirrje per heqjen dore nga format e bojkotit dhe krjimin e nje klime besimi larg praktikave denigruese e izoluese per pakicen. Presidenti Topi ka vene theksin te reforma zgjedhore e cila duhet te jete serioze e ti jape fund tregtise me voten.

Parlamenti shqiptar mblidhet neser ne nje moment delikat te jetes politike te vendit por edhe te raporteve te tij me Bashkimin europian. Ne mesazhin e tij drejtuar deputeteve presidenti Topi ve theksin ne disa ceshtje te rendesishme te cilat duhet te gjejne zgjidhje. Ai kujton fakti se qe prej dy vjetesh parlamenti nuk ka mundur te miratoje asnje ligj qe kerkon votat e te dy kraheve te politikes duke foplur per dy vjet ngerci dhe kohe te humbur ne perparimin e vendit drejt integrimit europian. Sot sfida eshte e qarte ne kemi perpara 12 kritere politike te BE-se te gjitha te lidhura me Parlamentin dhe ushtrimin cilesor te funksioneve te tij. Ne emer te qytetareve dhe te ndergjegjes kombetare ju ftoj ti shnderroni keto pika ne prioritete te axhendes dhe aktivitetit parlamentar. Shqiperia ka nevoje per dialog te qendrueshem dhe efektiv politik ka nevoje per bashkepunim afatgjate dhe te efektshem midis paleve politike ka nevoje per te fituar kohen e humbur permes reformave afatgjata dhe te qendrueshme shprehete Presidenti Topi.

Klima e acaruar politike ne vend eshte reflektuar edhe ne sallen e parlamentit me debate shpesh shume te ashpra e ku opozita ka refuzuar te marre pjese ne votimin e ligjeve. Per kete arsye presidenti i drejtohet me nje thirrje te qarte te dy paleve Apeloj partite parlamentare te heqin dore perfundimisht nga cdo forme e bojkotit parlamentar me pasoja te renda per demokracine integritetin e parlamentit per qytetaret dhe per vendin. Palet politike kane pergjegjesi te krijojne klimen e besimit te mos aplikojne praktika denigruese dhe izoluese per pakicen per te injoruar mendimin ndryshe apo per axhenda politike personale te mos ta kthejne ne asnje rast e per asnje arsye Parlamentin ne gjyq politik te mos perdorin tribunen parlamentare per te denigruar individe e familje kategori e shtresa te popullsise.

Duke ju referuar edhe raporteve nderkombetare mbi funksionimin e demokracise ne vend apo dhe vendimeve kritike te gjykates kushtetuese sic shprehet ai Presidenti Topi eshte I mendimit se disa praktiv te miratimit dhe shqyrtimit te ligjeve duhen rivleresuar. Ndersa kujton sulmet ndaj te cilave edhe ai vete ka qene objekt apo sjelljeve denigruese te parlamentit sic nenvizon ai ndaj institucioneve te tjera kushtetuese kreu I shtetit ka vene theksin ne rendesine e respektimit te institucioneve te pavarura. Ky model parademokratik komunikimi midis institucioneve duhet te marre fund. Parlamenti e ka per detyre dhe pergjegjesi te jete faktor me rendesi pro partneritetit midis institucioneve te degjoje fjalen e tyre te shprehet me vote por edhe te respektoje pa ekuivok integritetin e tyre kushtetues. Shqiperia e vitit 2011 nuk ka me nevoje per militantizem ne udheheqjen e shtetit ajo ka nevoje per politikane reformatore dhe institucione te forta ka nevoje per profesionalizem te larte funksionim kushtetues dhe respekt nderinstitucional. Kjo eshte faza ku behet diferenca midis nje vendi ne tranzicion dhe nje vendi qe meriton anetaresimin ne Bashkimin Evropian.

Ne mesazhin e tij presidenti Bamir Topi permend nje sere reformash te rendesishme qe lidhen me sistemin gjyqesor ceshtjen e pronave pavaresise se adnministrates publike si dhe ceshtjen shume shpesh te debatuar te kufizimit te imunitetit Retorikat politike antikorrupsion dhe per kufizimin e imunitetit nuk kane vlere ligjore nderkohe qe ne vijojme te jemi nje vend me probleme ende te medha korrupsioni po ku akoma nuk kemi aplikim praktik te standardeve te njejta gjykimi si per qytetarin e thjeshte ashtu edhe per politikanin dhe zyrtarin e larte politik e kushtetues. Politika duhet te jape vete shembullin e saj dhe kufizimi kushtetues i imunitetit eshte hapi i pare serioz ne kete drejtim.

Nje tjeter reforme e rendesishme eshte edhe ajo zgjedhore e cila sipas kreut te shtetit duhet te serioze dhe gjitheperfshirese qe te siguroje transparence reale financiare dhe largimin perfundimtar nga administrimi militant partiak Reforma zgjedhore duhet ti jape fund tregtise me voten spekullimeve militante me vullnetin qytetar duhet te ndaje qarte rolin e partive dhe te shtetit ne fushate te rrise cilesine e perfaqesimit gjinor dhe shtresor te popullsise te zgjeroje lirine dhe hapesiren qytetare per te votuar individin dhe njeheresh te mundesoje krijimin e institucionit sovran te demokracise direkte shte ne nderin dhe pergjegjesine tuaj qe kjo reforme te zhvillohet ne kohen e duhur me cilesine e duhur dhe mbi standardet e duhura.

Zgjedhjet e fundit te 8 majit u shoqeruan me polemika dhe debate te ashpra dhe sic shprehet presidenti Topi ato nuk arriten te bejne diferencen e madhe me disa praktika te gabuara te se kaluares.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›