E Diel, 1 Nëntor 2026

Jeni në humor apo jo? Kjo varet nga moti!

WASHINGTON- A sjellin buzëqeshje në fytyrën tuaj ditët me diell? Po shiu, a ju bën depresiv? Ndieni nostalgji për dikë, apo një hije trishtimi ju kap papritur kur pikat e shiut trokasin në xham, por perëndimi i diellit ju sjell ndjesinë e qetësisë?

Nëse për cdo pyetje e keni një përgjigje atëherë ju jeni nga ato persona, humori i të cilëve varet nga moti.

Një studim nga një grup kërkuesish amerikan ka identifikuar ndikimin që ka moti në marrëdhënien e adoleshentëve dhe nënave.

"Identifikuam grupin e ashtuquajtur 'adhuruesit e stinës së verës', të cilët ishin më të lumtur, më pak të zemëruar dhe më pak nervozë gjatë ditëve kur kishte më shumë diell, kurse ishin më pak të lumtur, më të zemëruar dhe më shumë nervozë kur moti ishte i lagësht", ka deklaruar Tomy Frince, një nga iniciatorët e studimit. bashkautor i hulumtimit.

Ai dhe kolegët e tij zbuluan dhe grupin e ashtuquajtur "urryesit e stinës së verës", të cilët ndiheshin më pak të lumtur ishin treguar më tepër nervozë gjatë ditëve me diell dhe temperatura të larta.

Hulumtuesit kanë përcaktuar edhe grupin e tretë "urryesit e shiut", të cilët ndjehen më të zemëruar dhe jo të lumtur gjatë ditëve kur moti është i lagësht.

Rezultatet treguan se ndikimi i tillë i motit është i trashëguar. Nënat që më tepër duan verën, kishin fëmijë që e donin verën, kurse nënat që urrenin shiun kishin fëmijë të cilët e urrenin po ai ato motin e lagësht.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›