Wikileaks, SHBA: Arben Imami, një ministër aksidental
TIRANË- Kaq i papritur dhe aksidental është vendimi për të emëruar në krye të Ministrisë së Mbrojtjes Arben Imamin, aktorin që u kthye në politikan, sa edhe vetë ministri i ri është habitur nga ky lajm”. Këto janë komentet e ambasadorit amerikan në Tiranë, John L. Withers dërguar Departamentit të Shtetit. Në një kabllogram të dërguar më 24 shtator 2009, Withers përshkruan jo vetëm karrierën, por edhe karakterin e një prej personave që ka themeluar Partinë Demokratike, por që për një kohë jo të shkurtër u distancua prej saj. “Imami u ripajtua me Berishën vetëm në vitin 2003, por në fakt ai ka mbetur gjithnjë njeri i besuar i tij, edhe pse i ka mbajtur lidhjet edhe me Partinë Socialiste. Njihet si një politikan me mendim, i rezervuar dhe ndonjëherë një negociator i vështirë”. Sipas burimeve tona, Berisha e vendosi emrin e tij në momentin e fundit e në një bisedë të oficerit tonë politik me Sokol Olldashin, ky i fundit tha se edhe vetë Imami nuk ishte në dijeni të këtij vendimi para se ai të bëhej publik, thekson mesazhi. “Imami njihet si një njeri që nuk heziton të ushtrojë autoritet, por mund të bëhet i vështirë nëse është në stres. Ka dyshime për arsyet e kthimit të tij në PD, por në përgjithësi gëzon reputacion të mirë”, - thuhet në të.
(e.m/GSH/BalkanWeb)
(e.m/GSH/BalkanWeb)