Inflacioni ne Eurozone BQE rrit interesin baze

Banka Qendrore Europiane rriti normën e interest në 1.5 për qind, nga 1.25 për qind që ishte, në përpjekje për të kontrolluar inflacionin në 17 vendet e Eurozonës. Sipas presidentit të Bankës, Jean Claude Trichet, inflacioni llogaritet në 2.7 për qind dhe ka shumë gjasa të mbetet mbi parashikimin prej 2 përqind të Bankës përgjatë muajve të ardhshëm. Me një monitorim shumë të rreptë të inflacionit, siç njofton Trichet, pritshmëria është që normat e interest të rriten sërish, ndoshta në tre muajt e fundit të vitit.
Kjo është hera e dytë brenda vitit që Banka Qendrore Europiane rrit interesat, pas ndërhyrjes në prill. Gjithsesi, ishte një veprim i pritshëm, pasi të dhënat e fundit tregojnë një ngadalësim të rritjes ekonomike në Eurozonë. Rritja ekonomike në Gjermani mbetet më e lartë se në vende të tjera të Eurozonës e nëse punonjësit gjermane nisin të mendojnë se meritojnë shpërblime dhe rritje pagash, inflacioni mund të shtrohet këmbëkryq në Eurozonë.
Banka Qendrore Europiane është duke vepruar pikërisht për të ndaluar këtë të ndodhë, pavarësisht kostos që mund të sjellë për Athinën, Dublinin apo Lisbonën. Rritja e intereave do të thotë për to rritje e kostos së huamarrjes dhe përbën një ftesë për të inspektuar tehun e gijotinës pak më nga afër.
Por, për bankën europiane detyra është të mbikqyrë interest e të gjitha vendeve, dhe duket se ka vendosur se të luftojë inflacionin është gjëja më e mirë.
Juli Prifti