Burg 16-vjecarit dhunues. Si denohen dhunuesit sipas Kodit Penal

Në raportin e fundit të Prokurorisë së Përgjithshme dërguar Kuvendit, vetëm gjatë vitit që lamë pas, në Shqipëri janë rregjistruar 63 krime seksuale. Por ajo që bie në sy është se 16 procedime të rregjistruara më shumë nga çdo vepër tjetër e kësaj kaste janë krimet seksuale ose homoseksuale me të mitur. Shifrat bëhen më alarmante kur 8 nga të pandehurit e çuar në gjykatat e vendit janë persona të mitur.
Ndonëse shifrat flasin vetë për fenomenin, rasti më i fundit i cili shokoi Devollin fliste për një abuzues të mitur i cili kishte kryer me një djale 12-vjeçar më shumë se disa herë marrëdhënie homoseksuale. Situata u përkeqësua më tej, kur 16-vjeçari me inicialet Romario M. protagonist i mëparshëm i aktit të shëmtuar, ftoi të marrë pjesë edhe shokun e tij. Personi i dytë i cili ishte rreth të 19-ve do të mbajë përgjegjësi penale ndaj rastit, por akuza mbi 16-vjeçarin tjetër të mitur është disi më e koklavitur.
“Mosha për përgjegjësi ligjore është mosha 14-vjeçare për të miturit të cilët kryejnë krime. Quhen krime ato që specifikohen në mënyrë të veçantë në të gjitha veprat penale që parashikon Kodi Penal. Ndërsa për të miturit të cilët kryejnë kundravajtje penale, mosha për të filluar aplikimin e dënimeve dhe sanksioneve është 16-vjeç, që rrezikon burgimin në rast se vepra penale ka sjellë një pasojë shumë të rëndë shoqërore. Ligji parashikon masa shtrënguese të burgimit”-thotë avokati, Ylli Kameri.
Prej kohësh rastet e marrëdhënieve seksuale dhe homoseksuale me të mitur kanë tronditur opinion shqiptar, ndërsa shifrat flasin për një tendencë në rritje kryesisht në zonat rurale.
Jul Kasapi