Turistëve maqedonas u dëmtohen makinat në Greqi
GREQI - Policia kufitare gjatë të këtij muaji ka regjistruar dy raste të reja të grabitjeve të targave të makinave të Maqedonisë që kanë qenë me pushime në Greqinë fqinje.
Siç njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme bëhet fjalë për targa nga automjetet e Kumanovës dhe Strumicës.
“Praktikishtë paraqitja e vjedhjes ose dëmtimi i targave të Maqedonisë në Greqi që shpeshtoi me fillimin e sezonit turistik vazhdon. Në periudhën e kaluar përfshirë edhe këto dy raste gjithsej nga ana e policisë sonë kufitare janë evidentuar 27 vjedhje të tabelave regjistruese prej të cilave shumica janë vjedhur para së gjithash në Hanioti(12) dhe Nea Pori (5). 18 automjeteve u janë grabitur edhe të dyja targat, ndërsa nëntë të tjerave vetëm njëra”,- thuhet në deklaratën e MPB-së.
Nga MPB-ja theksojnë se nga numri i tërësishëm i rasteve 18 janë lajmëruar nga ana e shtetasve maqedonas dhe policisë greke, por deri tani MPB-ja nuk ka marrë informacione nga kolegët grekë për rastet.
Krahas kësaj janë regjistruar edhe katër raste të dëmtimit të automjeteve, përkatësisht tabelës së pasme të automjetit, ku është fshirë shënimi “MK” dhe në disa raste është shkruar “GR”.
(er.nu/ina/BalkanWeb)