Koreja e Veriut paradë ushtarake për 60-vjetorin e armëpushimit me K. e Jugut
SEUL - Koreja e Veriut zhvilloi një paradë ushtarake në praninë e liderit Kim Jong-Un dhe zëvendëspresidentit kinez, Li Yuanchao për të shënuar 60-vjetorin e armëpushimit me Korenë e Jugut, bënë të ditur burime mediatike vendase.
Mijëra ushtarakë marshuan në sheshin "Kim Il-Sung", në Phenian me rastin e përkujtimit të armëpushimit të 27 korrikut të vitit 1953, që i dha fund Luftës së Koresë.
Mijëra ushtarakë dhe spektatorë të mbledhur brohoritën: "Do të mbrojmë Kim Jong-Un me jetët tona", në momentin kur lideri i ri në moshë u shfaq në skenë.
Shfaqja filloi me parakalimin e mijëra ushtarëve.
(a.k/ata/BalkanWeb)