Diplomohen studentët e Universitetit të Tiranës, Kushi: Të rinjtë të përgatitur për tregun e punës

12 mijë studentë të 7 fakulteteve të ndryshme të Universitetit të Tiranës janë diplomuar në një ceremoni madhështore në stadiumin “Air Albania“.
Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, në fjalën e tij tha se diplomimi është një moment kurorëzimi i ëndrrave dhe vizionit që studentët kanë projektuar për të ardhmen e tyre dhe njëherazi edhe për familjet e tyre.
Ai sqaroi se universiteti do të mbetet i hapur edhe pas kësaj dite sepse dija nuk është një akt, por një proces i të mësuarit gjatë gjithë jetës.
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi kërkoi nga të sapodiplomuarit të shfrytëzojnë praktikat e punësimit që janë fillimisht për 3 muaj, më pas me kontrata 1-vjeçare dhe të përhershme.
Ceremonia e diplomimit nuk ishte zhvilluar për dy vite radhazi për shkak të pandemisë, këtë vit i kthehet traditës me hedhjen e kapeleve, simbolike e përfundimit të studimeve universitare.
Gazetare: Keti Toroveci
/RTSH/