E Martë, 3 Nëntor 2026

Turizëm, interesi për Shqipërinë mbetet i lartë, 60% e paketave janë shitur

Shqipëria vijon të mbetet një ofertë tërheqëse për të huajt, të cilët vijnë të organizuar nga agjencitë ndërkombëtare.

Rrahman Kasa, Kryetar i Unionit Turistik Shqiptar, dhe njëkohësisht administrator i “Happy Tours”, raporton se të paktën 60% e paketave që janë marrë nëpërmjet kontratave me garanci janë shitur. Ne presim që viti 2024 të ketë një rritje nga 30 deri në 40%, thotë Kasa. 

Pavarësisht rritjes së çmimit me 35% të paketave, për shkak të rritjes së kostove, zoti Kasa vlerëson se kjo nuk ka sjellë pengesë.

Në këtë aspekt, sipas tij, ka shërbyer së pari amortizimi i rritjes nëpërmjet uljes së marzhit të fitimit nga agjencitë dhe së dyti, rritja e çmimeve nga vendet e tjera të rajonit për ofertat e tyre, duke e bërë sërish Shqipërinë konkurruese.

Rritjen e turizmit Kasa e mbështet edhe ecuria e janarit, kur ka një rritje të të huajve që kanë hyrë në Shqipëri me rreth 30%. “Mendoj se në tërësi, ky vit do të jetë i mbarë për turizmin, duke iu referuar ecurisë së përgjithshme të sektorit në vitet e fundit”, thotë Rrahman Kasa, Kryetar i Unionit Turistik Shqiptar.

( Sipas Monitor )

/ rtsh.al /

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›